Petrit Vasili reagon për protestën e maturantëve: Arsim i dështuar! Boll më me burokratët rilindas, që ua neveritën shkollën të rinjve

183
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me protestën e maturantëve, të cilët u ulën këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë e tyre për provimin e matematikës, që u zhvillua ditën e djeshme.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan: 

Arsim i dështuar! Arsim i drejtuar nga të paaftët! Arsim kundër të rinjve dhe kundër dijes! Arsim selektiv, i pabesë dhe antishkencë.
Justifikimet bajate dhe vulgare të qeverisë bien mbi kurrizin e maturantëve.
Boll më me burokratët rilindas, që ua neveritën shkollën të rinjve.
Protestat masive në mjaft qytete janë provë e qartë e një arsimi të falimentuar rilindas!