PD:Mafia e kromit të Metës dhe policia dhunojnë banorët e Kukësit

516
Flamur Noka përmes një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj policisë së shtetit se kanë dhunuar banorët e fshatit Mamëz në Kukës, të cilët sipas tij kanë protestuar kundër disa biznese kromit. Noka thekson se këto biznese kanë lidhje me Metën dhe mbrohen nga ortaku i tij, Tahiri.
Fjala e plotë e Flamur Nokës
Mafia e minierave e Ilir Metës, që merret me biznesin e kromit po grabit në mënyrë arbitrare jo vetëm pasurinë e fshatrave të Kukësit, por po dhunon e ushtron terror prej shumë kohësh ndaj banorëve të këtij rrethi.
Dje në fshatin Mamëz policia ka arrestuar e dhunuar fizikisht, burra e gra e të moshuar. 50 banorë janë shoqëruar në komisariat.
E njëjta situatë e rëndë është edhe në fshatin Kalimash e Surroj.
Banorët e fshatrave ngrenë zërin, dhe protestojnë sepse mafia e minierave e Ilir Metës, po grabit pasurinë, po dëmton pronat e tyre, protestojnë sepse kjo mafie e kromit është sulur ngado, dhe babëzia e saj nuk ka kursyer as oborret e shtëpive.
Kushdo që kundërshton, e pret dhuna e policisë dhe burgu, pasi në anën tjetër të këtij biznesi është ortaku i Ilir Metës, Saimir Tahiri, i gatshëm për bashkëpunim kriminal, në këtë rast bashkë me kushëririn e tij drejtor policie në Kukës.
Prej afro dy vitesh, kjo klimë terrori është prezente në Kukës, dhe në shumë fshatra ku mafia e kromit e liçensuar dhe e kotrolluar nga Ilir Meta nuk kursen askënd.
Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të tërhiqet menjëherë nga ky represion antiligjor. Ne i bëjmë të ditur personave përgjegjës, se do të shkojnë para ligjit për këtë dhunim brutal që po u bëjnë banorëve.
Partia Demokratike i bën të ditur frymëzuesve dhe porositësve të kësaj dhune, Ilir Metës e mashave të tij, që të mos provokojnë qytetarët e banorët e Kukësit, pasi do të mbajnë përgjegjësi deri me një.
Populli është në këmbë. Ora e drejtësisë po afron. 
Sigal