PD: Vendimi i KQZ për çregjistrimin e kandidatit Biba, i paligjshëm

537
Në kërkesën ankimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike kërkon që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten. 
Në argumentin e saj PD thotë se është cenuar procesi zgjedhor dhe ka pasur shkelje ligjore, të cilat kanë ndikuar në shpërndarjen e mandateve për këshillin bashkiak. Para zgjedhjeve KQZ dhe Kolegji Zgjedhor rrëzuan kërkesën e PD për tërheqjen e kandidatit për Kurbinin Altin Biba.
Në këtë mënyrë PD apeloi që të bojkotohen zgjedhjet në Kurbin, ndërsa e cilësoi vendimin e KQZ të paligjshëm, për çregjistrimin e kandidatit Biba.
Më 15 qershor 2015, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kishte kërkuar çregjistrimin e kandidatit për Kurbinin Altin Biba. Me katër vota pro dhe tre kundër, KQZ, rrëzoi kërkesën e demokratëve, duke lënë në fuqi regjistrimin e Altin Bibës si kandidat të PD për Kurbinin. 
Më herët edhe Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e e PD për tërheqjen e kandidatit për Kurbinin. PD argumenton se dorëheqja e Altin Bibës nga gara për Kurbinin, ka ardhur si pasojë e kërcënimeve të marra nga mazhoranca. 
Sigal