Kryetari i Kuvendit Ruçi flet në Forumin “Konkurrenca dhe biznesi”

450
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka komentuar për herë të parë protestën e studentëve, e cila ndodhet sot në ditën e dhejtë. Duke iu dhënë të drejtë studentëve, Ruçi është shprehur se “universitetet duhet të rishikojnë të gjitha tarifat për të garantuar mundësi të barabarta për studentet me të ardhura të pakta”.

Ruçi ka komentuar protestën, ndërsa merrte pjesë në Forumin “Konkurrenca dhe biznesi”. Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se “liria e tregjeve duhet të  mos godasë të pambrojturit”

Ruçi ka “shkundur ” institucionet e pavarura, duke kërkuar nga to që të monitorojnë tregjet. Sipas Ruçit, duhet që “rritja ekonomike të përkthehet në mirëqenie për të gjithë qytetarët”.