PD: Rama kërkon gjithë pushtetin, edhe avokatin që i takon popullit

358
Qendrimi i deputetit Halimi në komisionin e ligjeve: E kthen në kukull këtë institucion për rolin që ka në drejtësi
Procesi qeveritar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është tërësisht i kundërt me traditën, paktin politik dhe frymën kushtetuese. Avokati i popullit nuk mund të jetë kurrë një zgjedhje e kryeministrit. Ai i përket popullit, qytetareve dhe duhet të jetë rojtar i të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve. Ai duhet të jetë zëri kundër kryeministrit, dhe jo kukulla e kryeministrit.
5 vjet më parë kur ju ishit në opozite dhe ne ishim në pushtet, e kërkuat me ngulm deri në bojkot avokatin e popullit. Dhe cfarë beme ne? Respektuam frymën e Kushtetues, ua dhamë ju të drejtën për të propozuar Avokatin e Popullit. Të gjithë e kujtojnë mire se konkursi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit u bë në seline e PS. Komisioni ad-hoc i PS kryesohej nga znj. Gjermeni dhe PS zgjodhi vetë mes 12 kandidatëve të preferuarin e saj. Ne e respektuam tërësisht dhe e votuam kandidatin tuaj, sepse Avokati i Popullit nuk duhet as ushtar dhe as kukulla e kryeministrit.
Sot, pas 5 vjetesh po ndodh e kundërta; dhe kjo për 2 arsye;
E para lidhet me arrogancen dhe delirin që ka Edi Rama, fitova zgjedhjet i dua të gjitha pushtetet për vete. Cmë duhet mua, se cfarë thoja në opozitë.
E dyta, ka lidhje me reformën në drejtesi: kompetencat kushtetuese që iu dhanë me 22 korrik Avokatit të Popullit si një figure kushtetuese larg qeverisë, po i rremben Edi Rama, duke e kthyer në kukull të tij këtë institucion për të zgjedhur dhe influencuar qeverine e gjyqesorit.
Për ne, është e qarte, por te jete e qarte për të gjithë, për publikun dhe për palën tjetër ‎se; zgjedhja e Avokatit të Popullit nga kryeministri e shndrron këtë institucion kushtetues, në një kukull te kryeministrit dhe shërbëtor të bindur të tij.
Arroganca dhe deliri i kryeministrit për të rrembyer të gjitha pushtetet, përfshirë dhe këtë që i përket popullit, është rruga më e shkurter për të ikur nga p‎ushteti, skenarë për këtë ka plot nga vendet më të largëta, deri tek fqinjet. Për ne, marrja e Avokatit të Popullit nga kryeminsitri është nje akt i papranueshem.
Sigal