Firmat e delegatëve, Paloka: Ja si janë mbledhur dhe verifikuar. Procesi kaloi në disa faza

286
Sigal

Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD, ka shpjeguar me detaje procesin e mbledhjes dhe verifikimit të firmave, nga grupi i punës së ngritur nga nismëtarët që kërkuan thirrjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie më 11 dhjetor.

Reagimi i Palokës erdhi pas një investigimi të emetuar në emisionin Fix Fare, ku u hodhën dyshime lidhur me procesin e mbledhjes së firmave të delegatëve të Kuvendit.

Por Paloka, në një postim në rrjetet sociale, bën të ditur se procesi ka kaluar në disa faza, dhe është kjo arsyeja që ai pranoi që të depozitoheshin firmat e delegatëve në zyrën e tij, pasi më parë kishte krijuar bindjen, se gjithçka verifikohej nga vetë strukturat e angazhuara në këtë proces.

Paloka shkruan se përmes një investigimi jo të plotë nuk u synua zbulimi i së vërtetës, por manipulimi i opinionit publik.

Reagimi nga Edi Paloka

Nje sqarim per opinionin dhe nje keshille profesionale per gazetaret e Fix-it

Mbreme Fiks Fare paska transmetuar dicka lidhur me plotesimin e nje prej formulareve ku kerkohet mbledhja e Kuvendit te PD me 11 dhjetor! Gazetarja e Fiks-it paska perfituar nga Foltorja e Sarandes dhe ka arritur te siguroje dhe te plotesoje nje prej formulareve.

Une vete nuk e kam ndjekur emisionin se kam disa vite nuk e shoh fare as Top-Ch e as mediat e tjera ne sherbim te Rames thjeshte per ekonomi kohe , por e lexova rastin neper portale.

Ajo qe duket “interesante” keto kohe , eshte se te gjitha mediat ne sherbim te Rames dhe te ashtuquajturit analiste qe dihet se paguhen nga Rama, papritur jane vene te gjithe ne mbrojtje te kryetarit te PD !!! Sidoqofte kjo eshte ceshtje e tyre!

Po pavarsisht kesaj, te perqendrohem tek rasti.

Si fillim nje keshille profesionale per gazetaret e Fiksit, meqenese dikur kam bere dhe gazetarin investigativ . Do duhej ti shkonit deri ne fund ketij qe ju e quani investigim .Ne se pasi plotesoi formularin, gazetarja do vinte tek une dhe sic kane bere gazetare te tjere , te kerkonte te shihte formularet. Te kerkonte specifikisht ato te Sarandes. Ne se midis tyre do te gjente formularin e plotesuar nga ajo vete , atehere ky do ishte vertete nje “investigim” i cuar deri ne fund dhe i suksesshem.

Une besoj qe kjo nuk ka ndodhur jo sepse gazetarja nuk e ka menduar po sepse qellimi nuk ka qene investigimi i se vertetes por manipulimi i opinionit.

Tani nje sqarim per ata qe jane te interesuar.

Perpara se une te pranoja te merrja ne dorezim dhe nen pergjegjesine time, 4200 formularet nga perfaqesuesit e firmetareve, pata nje takim te gjate me ta ku nder te tjera kerkova informacion dhe per menyren se si ishte proceduar me plotesimin e formulareve. Po ashtu bera nje kontroll vertikal te formulareve.

U sqarova me ate rast se formularet jane administruar ne fazen e plotesimit te tyre, prej drejtuesve te PD ne dege, duke filluar nga kryetare , nenkryetare e sekretare degesh , deri tek drejtuesit e grup seksioneve. Keta, te pajisur me listen e delegateve te deges se tyre, pas mbledhjes se formulareve kane bere dhe seleksionimet paraprake ne dege, duke administruar vetem formularet e delegateve dhe jo edhe te antareve te thjeshte , qe mund te kene plotesuar formulare nga deshira per te shprehur vullnetin e tyre e mbase pa dijeni qe formularet vlejne vetem per delegatet.

Pas kesaj faze te pare, formularet e degeve, jane dorezuar tek nje grup pune te ngritur ne Tirane nga perfaqesuesit e firmetareve. Ky grup pune ka bere jo vetem nje verifikim te dyte te faktit ne se firmetaret jane apo jo delegate, por ka seleksionuar dhe formulare te plotesuar ne menyre jo te rregullt edhe kur firmetari ka qene delegat. Ne keto raste eshte rikthyer formulari per tu plotesuar ne menyre korrekte.

Ne nje interviste te dhene pak dite me pare ( pra perpara ketij “investigimit” te Fiksit) une e kam deklaruar pikerisht kete fakt, qe firmetaret kane mbledhur rreth 5 mije formulare, po keto jane verifikuar dhe seleksionuar paraprakisht dhe kane konkluduar me ata 4200 formulare delegatesh.

Ne diten qe une ftova gazetaret ne zyren time per verifikim, (pasi drejtues te PD u shprehen qe formularet nuk ekzistonin) ju kam deklaruar dhe paraqitur, pervec 4200 formulareve qe u depozituan ne zyren time me daten 10 nentor edhe nje dosje tjeter blu, ku jane formulare te ardhur pas kesaj date. Te gjithe formularet e ardhur e qe vazhdojne te vijne pas dates 10, po i administroj ne dosje te vecante pra, megjithese dhe per ato kam kerkuar qe te ndjekin te njejten rruge seleksionimi.

Sa per konkretizim ; jo me larg se dje, nje nga deputetet me solli disa formulare te tjere. Megjithese deputeti , ka qene dhe drejtuesi i deges deri pak kohe me pare dhe me konfirmoi qe i njeh dhe ka verifikuar personalisht firmetaret, une i kerkova qe fillimisht ti kaloje tek grupi i punes dhe ata te mi dergojne mua si ne rastet e tjera.

Te gjitha keto kerkesa dhe verifikime nga une jane bere sepse mora persiper pergjegjesine e depozitimit te formulareve duke e ditur qe do te kishte debate, do hidheshin dyshime te qellimta dhe do behej kjo loje qe po behet per delegjitimimin e tyre.

Edhe nje here une ju bej thirrje paleve, (po kryesisht pales qe ka shprehur dyshimet ) ne se duan , le te caktojne perfaqesues dhe te bejne verifikimin nje per nje te formulareve dhe te delegateve qe i kane plotesuar. Ne se nuk kane vullnetin ta bejne kete, atehere me 11 dhjetor , sic e kerkon procedura, komisioni i mandateve te Kuvendit, do ta bej dhe kete proces transparent per te gjithe. Vullneti i shumices se demokrateve as nuk mund te injorohet e ca me teper te denigrohet nga ata qe duhet te perulen te paret perpara tij!