Kryeparlamentari Ilir Meta, sot drejt SHBA si i ftuar në Inagurimin e Presidentit Donald Trump

483
Ilir Meta Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, niset sot për në Uashington, i ftuar në Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur të SHBA. Z. Donald Trump, si President Zyrtar i SHBA. Burime të sigurta pranë Kryeparlamentarit Ilir Meta, bëjnë me dije këtë fakt: “Po është e vërtetë, nesër Kryetari i Kuvendit, Z. Ilir Meta, do të niset për drejt SHBA. Qëllimi i kësaj vizite është ftesa e mbërritur në adresë të Kreut të LSI-së, për të marrë pjesë në Ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të 45-të të SHBA-së, Donald Trump”. Kryeparlamentari Ilir Meta, do të kryesojë të tretin delegacion shqiptar, që do të jetë i pranishëm në Ceremoninë e Inagurimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Kjo, për shkak se në Uashington në datën 20 Janar 2017, do të jenë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetari i PR-së Fatmir Mediu dhe dy deputetët socialistë, Ervin Bushati e Blendi Klosi, njëherazi Ministër i Mirëqenies Sociale. Kryetari i Parlamentit dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Z. Ilir Meta, do të shoqërohet edhe nga Zv/Kryetari i LSI-së, Z. Petrit Vasili. Bie në sy fakti, që jashtë këtij eventi është lënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në adresë të të cilit nuk është dërguar asnjë ftesë për të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Sigal