Trump vendos sot për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA emigrantëve nga 7 vende të botës

423
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet që t’i shpalosë sot veprimet e tij ekzekutive për emigracionin – i cili ishte njëri nga premtimet kryesore të fushatës së tij – dhe mund shumë shpejt të vendosë që t’i suspendojë emigrantët nga Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.
Nuk dihet nëse ky suspendim do të jetë i përkohshëm apo përgjithshëm, ka thënë një burim brenda planeve të Trumpit, të cilat janë ende duke u konsideruar, njofton ABC News, përcjell Express.
Ky burim, po ashtu pret që çfarëdo veprimi i pashmangshëm i Trumpit mund t’i prekë refugjatët nga vendet me shumicë myslimane.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump pati propozuar që emigrantëve myslimanë t’iu ndalohej përkohësisht hyrja në SHBA, por prej atëherë e ka ndryshuar qëndrimin.
ABC News ka mësuar se Trump pritet që ta vizitojë sot Departamentin e Sigurisë teksa përgatitet për t’i shpalosur veprimet e para ekzekutive për emigracionin.
Sigal