PD, Lulzim Basha: Nderim komandantit legjendar Adem Jashari

415

Lulzim
Basha: Heronjtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe
pavarësisë, nuk vdesin kurrë në zemrat e një kombi mirënjohës

 

Kombi shqiptar bashkohet
me 28 Nëntor në festë dhe në kujtesë të sakrificës shumëshekullore për Liri dhe
Pavarësi që nga 28 Nëntori i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, 28 Nëntori i
Pavarësisë së Shqipërisë me Ismail bej Vlorën.

Dhe padyshim në këtë
varg datash të rëndësishme, për ekzistencën, lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar,
ka edhe një 28 Nëntor tjetër për të cilën i falemi Zotit si shqiptar,
ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem
Jashari, para sakrificës së të cilit dhe para familjes Jashari përkulemi sot me
nderim të thellë duke kujtuar për veten tonë dhe për brezat që vijnë se
heronjtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe pavarësisë, nuk
vdesin kurrë në zemrat e një kombi mirënjohës.

Lavdi përjetë Adem
Jasharit!

Lavdi përjetë Dëshmorëve
të Kombit!

Gëzuar 28 Nëntorin!

Sigal