PD: Erion Veliaj fsheh shtëpitë po mashtron me pasurinë e tij

599
Partia Demokratike ka akuzuar sot kandidatin e ASHE­-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, se ka bërë deklaratë të rreme për pasurinë e tij.
Në një dalje për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, u shpreh se Veliaj ka një vilë 200 mijë euro në Mullet.
Më tej Kadelli ka vijuar “Sa shtëpi ka Erion Veliaj? Ku jeton Erion Veliaj? Në deklaratën e pasurisë ne 2013-ës, Erion Veliaj thotë se ka shitur një shtëpi 50 metër katrorë pranë Pazarit të Ri dhe me të njëjtën sasi parash ka blerë një shtëpi 110 metër katrorë në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe çuditërisht kontrata e shitblerjes është në të njëjtën ditë që Erion Veliajt është betuar si ministër. A është koincidencë kjo?”.
Dekalrata e plotë e Partisë Demokratike
Në deklaratën e pasurisë ne 2013 Erion Veliaj thotë se ka shitur një shtëpi 50 metër katrorë pranë Pazarit të Ri dhe me të njëjtën sasi parash ka blerë një shtëpi 110 metër katrorë në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe çuditërisht kontrata e shitblerjes është në të njëjtën ditë që Erion Veliajt është betuar si ministër. A është koincidencë kjo?
Deklarata e pasurisë nuk ka ndryshim as në vitin 2014, por në emisionin “Opinion”, Erion Veliaj thotë se nuk e ka shitur shtëpinë garsoniere, pra prej 50 metrash katrorë pranë Pazarit të Ri.
Ai tha se jeton në një shtëpi 140 metër katrorë, pranë Andi Bushatit te Kodra e Diellit, pra një shtëpi tjetër nga ajo që është deklaruar nga Erion Veliaj në deklaratën e pasurisë.
Dokumentet tregojnë edhe se Erion Veliaj ka prenotuar një vilë 200 mijë euro në Mullet.Sa herë ka folur për shtëpinë ka dhënë një version ndryshe. 
Ne sot kemi disa pyetje per Erion Veliajn:
– Sa shtëpi ke?
– Ku jeton?
– Ku i mori paratë për vilën dhe shtëpitë?
Erion Veliaj duhet të përgjigjet dhe të bëjë transparencë për fondet publike, për dasmën, për lidhje me Dzanashvilin, për lidhjet me Bechettin, për fondet e fushatës?
Erion Veliaj nuk është vetëm mashtrues, por ka përfituar nga fondet publike dhe nuk është transparent. Ai gënjen dhe fsheh, këtij nuk i besohet. 
Sigal