PD: Edi Rama merr në mbrotje të kërkuarin e FBI për mashtrim financiar

487
Prej një javë, shqiptarët janë njohur nepërmjet medias se Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka zbarkuar në Shqipëri pasi ka rënë në gjurmët e një krimi financiar. Kompania e cila hetohet është drejtuar nga Knidi Bashari, këshilltari i Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, që siç e pohon edhe ai vetë ka drejtuar këtë kompani deri në gusht 2015. Pavarësisht të dhënave hetimore që ka publikuar media për 5245 veprime elektronike të cilësuara si kriminale, qeveria shqiptare nuk ka pasur asnjë reagim për këtë megaskandal, hesht dhe merr në mbrotje të kërkuarin e FBI-së.
Këshilltari i financave hetohet nga zyra më e njohur e globit për mashtrim financiar ndërsa ministri e ka emëruar si këshilltar të tij. Ky është një kombinim kriminal mes një të kërkuari për mashtrim financiar nga FBI dhe një ministri hajdut e me skandale si Arben Ahmetaj. Për më tepër, edhe pas këtij lajmi, personi në fjalë vijon të këshillojë ministrin e Financave. Kjo është situatë e pastër inkriminimi ku një mashtrues financiar punon në ministrinë e Financave. Edi Rama dhe ministri i tij i skandaleve nuk kanë vullnet për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit. Ky rast dëshmon qartë vullnetin e Edi Ramës për të bashkëjetuar e bashkëqeverisur me krimi.
Sigal