Gjermani/ Bombë makinës në lëvizje, humb jetën një person

399
Një person ka mbetur i vdekur pas shpërthimit të automjetit me të cilin udhëtonte, në atë që dyshohet të jetë një sulm me bombë, në qendër të qytetit të Berlinit. Policia e kryeqytetit gjerman ka publikuar një foto në rrjetin social Twitter, ku duket qartë automjeti i tipit Volkswagen Passat në mes të rrugës, pa xhamat e dritareve dhe me pjesën e përparme të dëmtuar. Shpërthimi mësohet të ketë ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në Bismarckstrasse, në qarkun perëndimor të Charlottenburg. Zëvendësi i zëdhënësit të Policisë së Berlinit, Carsten Mueller tha se “hetuesit janë duke punuar mbi supozimin se një pajisje shpërthyese ka qenë në automjet, brenda apo poshtë tij, që ka shkaktuar shpërthimin”. Ai shtoi gjithashtu se, ende janë duke u përpjekur të përcaktojnë identitetin e personit të vdekur, teksa detajet e tjera mbi automjetin nuk bëhen të ditura për momentin.
Sigal