PD: Droga ka mbërthyer dhe shkollat, nxënëset e Pakuqanit përfundojnë në spital

548

Gazeta Telegraf/

 

Deputetët Dogjani dhe Keta vizitojnë vajzat e
prekura nga përdorimi i drogës në klasën e tyre. Kërkohet hetim serioz dhe i
shpejtë

 

 

Deputetët
Asllan Dogjani dhe Roland Keta vizituan sot repartin e Toksikologjisë në QSUT,
ku po trajtohen nxënëset që patën problem shëndetësore sot në një shkollë në
Paskuqan, pas dyshimeve serioze të përdorimit të drogës në amjentin e klasës së
tyre. Të gjitha shenjat dhe dëshmitë tregojnë se në shkollë është konsumuar
hashah dhe kjo ka sjellë pasoja në shëndetësin e nxenëseve. Deputeti Dogjani
tha se këto janë pasojat e drogës, e kanabizimit të vendit.

“Ne
jemi të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve sepse ata ishin të moshës shumë të
vogël, 11, 12 vjeç. Pashe që erdhën edhe persona me uniforma të policisë të
cilët në mënyrë të kundraligjshme po kontaktonin me ta. Në fund të fundit të
kontaktosh me një fëmijë duhet psikologu dhe prindi pranë. Nuk e kuptoj se
çfarë duhet të fshehë shteti me këtë mënyrë që vjen për të kontaktuar me
fëmijët. Na shpjeguan prindërit e tyre, se që në 8 të mëngjesit, sapo janë
futur në shkollë, nga era, ka filluar t’u bjerë fëmijëve të fikët dhe kanë
ardhur disa ambulanca duke i dërguar disa fëmijë në spitale private. Nuk janë
vetëm këto 6 vajza këtu. Janë edhe fëmijë të tjerë që janë në spitale private.
Ajo që kuptuam, shenjat që shpjeguan edhe vetë prindërit bashkë me fëmijët,
kishin djegie sysh, lot dhe erë e rëndë, pra shenja që jepen për shkak të
përdorimit të drogave të përdorura nga të tjerë në klasë. Nga informacionet që
kemi, disa nxënës të tjerë kanë përdorur drogë. Këtë e ka shprehur edhe
drejtori i shkollës me disa prindër dhe nga përdorimi i drogës nga disa persona
të tjerë fëmijëve ka filluar tu bjerë të fikët një e nga një dhe kanë
përfunduar në spital. Kjo ka ndodhur që në 8.30 të mëngjesit dhe është kuptuar
tani. Pra janë munduar ta fshehin. I kanë dërguar si fillim në pediatri, më pas
këtu. E rëndësishme është që gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ne
komunikuam edhe me mjekun, pra janë jashtë rrezikut. Problemi i madh është se
droga po përdoret jo vetëm në këtë shkollë por në të gjitha shkollat, sepse nga
masivizimi i bimës narkotike, nxënësit e klasës së tetë mashtrohen. Sepse po të
hyjmë në psikologjinë e tyre e gjejnë më lehtë. Eshtë një problem shumë i madh.
Mjekët kanë bërë disa analiza, por rezultati i analizave të drogës nuk mund të
dalë vetëm se ka ndjerë erën. Nga informacionet që kemi nga nxënësit, dikush
tjetër ka përdorur drogën atje. Për shkak të erës u ka rënë të fikët një e nga
një. Ministria e Arsimit duhet të marrë masa sepse kjo është e tmerrshme. Ne
kemi të gjithë fëmijë. Fëmijë të moshës 12 vjeç të jenë në kontakt me drogën,
me përdorues të drogës në shkolla, kjo është dramatike. Kjo është situata, nuk
luftohet droga duke mos qenë transparentë. Droga luftohet duke qenë
transparentë e duke u bërë bashkë për ta luftuar, e jo duke e fshehur. Ne kemi
rastin dje më keq se në ‘97, ku prokurori i Burrelit ndalohet nga bandat
kriminale në rrugë se kishte informacion se po kultivohej drogë në fshatin Myz,
ashtu siç u kap 10 ton në Vlorë, në Itali dhe këta thonë që nuk ka drogë. Shumë
të rinj kanë përfunduar në këto spitale dhe shumë prindër vuajnë me fëmijët e
tyre. I bëj thirrje Ministrisë së Arsimit dhe të gjithë qeverisë, të marrë
masa, përndryshe situata po del jashtë kontrollit”, u shpreh Dogjani.

Deputeti
Roland Keta kërkon hetim të plotë të rastit.

“Në
repartin e urgjencës janë shtruar 5 fëmijë. Klinikisht janë mirë. Shenjat
klinike kanë qenë me dhimbje koke dhe gjendje lipotimie. Sigurisht që, si mjek,
them se kur ka dhembje koke dhe gjendje lipotimie janë raste që duhen vëzhguar.
Janë marrë të gjitha analizat. Janë marrë analizat toksikologjike, të presim
përgjigjen e analizave. E rëndësishme është që në këtë moment gjendja klinike e
fëmijëve është e mirë. Sigurisht që i bëjmë apel Ministrisë së Shëndetësisë,
Ministrisë së Brendshme të gjejnë shkakun nga kanë ardhur dhembja e kokës dhe
gjendja e lipotimisë. Duhet një hetim i rastit”, u shpreh Keta.

Sigal