Pastrim parash/ Vasili: 170 mijë banesa bosh, narko-qeveria jep leje për kulla!

133
Sigal

“170 mijë banesa në pallate janë bosh ose 40% e totalit dhe furia e ndërtimit vazhdon”, – vërejti sot deputeti i PL, Petrit Vasili, duke analizuar shifrat e dala nga Censi i Popullsisë dhe i Banesave 2024.

Ai shprehu bindjen se “pastrimi i parasë është politika e vetme e narko-qeverisë Rama. Ndërtimi, -sipas tij, – është zgjidhja ideale për pastrimin e parave; këtë e kanë vënë në dukje raportet e Antimafias italiane, por edhe raportet e DASH.

Realiteti është kaq i qartë sa vetëm në Tiranë janë 52 mijë apartamente bosh. Një Shqipëri që shpopullohet përditë dhe ndërtimi që vazhdon në mënyrë histerike.

Tirana po zhytet në betonin vrastar nga mafia që po vret edhe shëndetin, edhe jetën. Mbyllja e syve është skandaloze nga “drejtësia e re” ndërsa realiteti është kaq i hapur.”