Pasi vodhi paratë me ministrat e tij, Beqja-Krifca ,Rama tallet me fermerët: Harrojeni fshatin

7
Sigal

Si një kryeministër që ka çuar bujqësinë drejt rrënimit e shkatërrimit dhe ka detyruar fermerët të lënë tokat djerrë për shkak të mungesës së subvencioneve nga qeveria e tij në 12 vite, Rama u ka kërkuar fermerëve të mos merren me bujqësinë dhe blegtorinë apo politikat mbështetëse që duhen për ta, por të fokusohen në anëtarësimin e BE-së. Deklaratat e Ramës erdhën gjatë takimit të tij me fermerët në Berat, ku ju bëri thirrje atyre, që t’i bëjnë hyzmetin BE-së dhe jo prodhimit të produkteve shqiptare që fare mirë mund të konkurrojnë në tregjet europiane.

Por Rama siç duket nuk është informuar se për shkak të politikave të tij të braktisjes së fshatit dhe fermerëve, shqiptarët sot po ushqehen me produkte të kontaminuara dhe të kthyera mbrapsht nga BE, për shkak se janë të papranueshme për konsumatorët e vendeve të tyre.

Edhe pse foli për 300 mln euro investime në vit për fshatin e bujqësinë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama u tall me fermerët,pasi ishte BE që pezulloi investimet në bujqësi për Shqipërinë, pas vjedhjes së fondeve të IPARD nga ish ministrat e tij, Ilir Beqja dhe Frida krifca.