Pas takimit me të rinjtë shprehet Presidenti Meta : Është koha për të rikthyer besimin dhe shpresën tek të rinjtë.

189
Sigal

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit, Presidenti Ilir Meta ka zhivlluar një bashkëbisedim me një përfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, ku ka diskutuar për çështjet më kritike më të cilat përballet rinia sot.

“Korrupsioni në arsim, tarifat e larta në universitete, të papërballueshme për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 në humbjen e vendeve të punës, sfidat e shumta të mësimit online, mungesa e Kartës së Studentit, të bibliotekave, laboratorëve dhe praktikave mësimore, si dhe shanset e pakta të punësimit të të rinjve të mirëarsimuar dhe të kualifikuar, ishin disa nga problematikat më të mprehta të ngritura prej tyre.”, – shprehet Presidenti Meta në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë :

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit, prita sot me shumë kënaqësi, për një bashkëbisedim të hapur, një përfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, të cilët më njohën me disa nga çështjet më kritike me të cilat përballen sot studentët.
Korrupsioni në arsim, tarifat e larta në universitete, të papërballueshme për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 në humbjen e vendeve të punës, sfidat e shumta të mësimit online, mungesa e Kartës së Studentit, të bibliotekave, laboratorëve dhe praktikave mësimore, si dhe shanset e pakta të punësimit të të rinjve të mirëarsimuar dhe të kualifikuar, ishin disa nga problematikat më të mprehta të ngritura prej tyre.
Mbajta shënim gjithçka dhe u bashkohem plotësisht kërkesave të tyre, plotësisht të realizueshme.
Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet nga të gjithë, për të ndalur largimin e tyre nga vendi.
Pa vonesë duhen marrë të gjitha masat për të ulur tarifat në universitete. Është e domosdoshme Karta e Studentit, që do minimizojë kostot e shërbimeve, veçanërisht për studentët e familjeve në nevojë apo një nga prindërit e të cilëve e ka humbur vendin e punës për shkak të COVID-19.
Është koha ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, për të rikthyer besimin dhe shpresën tek të rinjtë, duke ju dhënë mundësi dhe shanse të barabarta, si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Perëndim.