Pas kthimit nga Brukseli, Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit politikë në qarqe

145
Sigal

Një ditë pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS.

Kjo është një mbledhje rutinë që zhvillohet çdo fillim jave mes kryeministrit dhe drejtuesëve politikë, por për shkak se ditën e djeshme Rama nuk ndodhej në Shqipëri, mbledhja është zhvendosur për ditën e sotme.

I gjithë fokusi i diskutimeve është vijimësia e fushatës elektorale, ndërsa partitë politike ka ndezur motorët për zgjedhjet e 25 prillit.

Dje, PD dhe LSI firmosën marrëveshjen e koalicionit, edhe pse në zgjedhjet dy partitë opozitare hyjnë me lista në vete.