Pas deputetëve, Basha iu lutet edhe kryetarëve të degëve për të mbajtur karrigen

161
Sigal

Pas deputetëve në mbledhjen që dje zgjati 6 orë, Lulzim Basha iu është lutur sot edhe kryetarëve të degëve që të mbajë karrigen.

Edhe pse është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit me votat e 4446 delegatëve, Lulzim Basha vazhdon qëndrimin alogjik dhe në shpërfillje me verdiktin e demokratëve, duke mbajtur të uzurpuar selinë e PD.

Sot, në një mbledhje me kolegjin e kryetarëve, Basha sërish ka folur sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

“Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju në takimin e fundit: Jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces. Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve, por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjidhjes kam vënë në dispozicion gjithçka”, ka thënë Basha.

Pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, ku logoja e PD për herë të parë që prej krijimit 31 vite më parë, doli forcë e tretë politike, presioni ndaj Bashës është shtuar, ndërsa tashmë janë edhe ata që e mbështetën që i kërkojnë largimin.