Shqipëria, 5% të azilkërkuesve në BE, Eurostat: E dyta në Gjermani

528
Nga 66 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil në Bashkimin Europian, 53 mijë kanë shkuar në Gjermani. Eurostat ka publikuar raportin e 2015-s për numërin e emigrantëve që kanë kërkuar azil në BE, ku bien në sy prania e Shqiptarë, kryesisht në Gjermani. Sic duket nga shifrat dëshira e shqiptarëve për azil ka qënë Gjermania, ku jemi të dytët pas emigrantëve nga Siria, ndërsa Kosovarët janë në vendin e tretë për sa i përket kërkesave. Në Francë 4% e shqiptarëve kanë kërkuar azil apo 3220 kërkesa ndërsa 2565 shqiptarë i janë drejtuar Suedisë.
Nga 1.2 milionë emigrant që kanë kërkuar azil në Bashkimin Europian, shqiptarët janë në vendin e pestë. “5% e azilkërkuesve për vitin 2015, që do të thotë plot 65 935 kërkesa vijnë nga Shqipëria”,- thuhet në raportin e Eurostat. Edhe Kosovarët kanë paraqitur një numër të lartë kerkesash për azil, 66 885. Numëri i madhë i emigrantëve që kanë kërkuar azil në BE vijnë nga Siria, plot 362 mijë, të dytët janë ata të ardhur nga Afganistani, 178 mijë, ndërsa të tretët janë emigrantët nga Iraku. Më pas vjen Kosova dhe Shqipëria.Më shumë kërkesa për azil janë paraqitur në Gjermani, Belgjikë dhe në Hungari.
Sigal