Pas Bashës, Meta pret Vasilin: Kërkohet përgjegjshmëri

453
Sigal

Presidenti i vendit vijon takimet me përfaqësuesit e opozitës. Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, kreu i shtetit ka pritur në këto momente ish-kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ka qenë vetë kreu i shtetit që ka konfirmuar takimin me Petrit Vasilin, ndërsa shton në “Facebook” se palët duhet të sillen me përgjegjshmëri dhe me sjellje europiane.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.”-shkruan  Meta.