Partia Socialiste/ Blendi Klosi takim me stukturat në Sarandë, Gjiknuri në Librazh, Dredha në Vlorë: Gati projektet e reja për banorët

205
Sigal

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj partie në Sarandë. Në takim e zhvilluar në Sarandë mori pjesë edhe sekretari i burimeve njerëzore në Partinë Socialiste Eduard Ndreca. Përmes një reagimi Blendi Klosi zbuloi edhe detaje nga ky takim. “Bashkë me Sekretarin për Burimet Njerëzore Eduard Ndreca zhvilluam një takim me strukturat e Partisë Socialiste. Bashkëbiseduam për hartimin e një platform, e cila do diskutohet në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste që do të mbahet në fillim të tetorit. Pas këtij turi dëgjesash e diskutimet me të gjitha strukturat, lidershipi i partisë do të paraqesë platformën e veprimit me qëllim vënien e saj në zbatim në të gjitha nivelet e qeverisë dhe familjes sonë politike”,- tha Blendi Klosi.