Partia e Lirisë përcakton 5 kriteret për kandidatët për Këshillat Bashkiakë, emërohet sekretarja për Çështjet Sociale dhe Barazinë Gjinore

132
Sigal

Partia e Lirisë ka miratuar në mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë kriteret për kandidatët për këshillat bashkiak në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Ata duhet të kenë një kontribut në komunitet, mediat qendrore dhe ato sociale, angazhim publik për të denoncuar korrupsionin, performancë zgjedhore dhe qëndrueshmëri politike.

Ndërkohë po sot është emëruar në postin e sekretares për Çështjet Sociale dhe Barazinë Gjinore Brunilda Paskali.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

* Angazhimi publik, kontributi në komunitet, në media qendrore dhe lokale, rrjete sociale

* Angazhim publik në denononcimin e korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

* Performanca zgjedhore ku kandidati angazhohet, në qendrën e votimit, njësinë administrative dhe Bashkinë.

* Te jetë aktiv në organizimin e takimeve me komunitetin deri në shpalljen e listës përfundimtare.
Qendrueshmëri politike.

* Të interesuarit për të qënë pjesë e listës për kandidat/e për anëtarë të këshillit bashkiak duhet ti drejtohen me një kërkesë pranë Sekretarit Organizativ, selia qendore e PL-së ose në adresën zyrtare të emailit [email protected] deri më datë 25.02.2023.

Në mbledhje u vendosën edhe pesë anëtarë të rinj në kryesinë e PL

Kontjana Kuçi
Gentjan Çala
Ismeralda Seidolli
Anisa Ibraj
Viktor Tusha
Faik Basha
Luigj Turmalaj