Media holandeze: Si Rama përdori një agjent të korruptuar të FBI-së

175
Sigal

‘Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përdorur një agjent të korruptuar të FBI-së për të nxirë kundërshtarët e tij’.

Kështu shkruajnë mediat holandeze në lidhje me skandalin e Edi Ramës dhe Charles McGonigal, për korruptimin e këtij të fundit, për të hapur gjyqe kundër opozitës në Tiranë.

Jos van Dijk shkruan në sargasso.nl se, ‘FBI është turpëruar thellësisht nga gjyqi i Charles McGonigal, një zyrtar i lartë i agjencisë tashmë në pension, për ryshfet dhe marrëdhënie të fshehta me jashtë’.

Pjesë nga shkrimi i medias holandeze:

Kyeministri shqiptar Edi Rama ka përdorur një agjent të korruptuar të FBI-së për të nxirë kundërshtarët e tij. FBI është turpëruar thellësisht nga gjyqi i Charles McGonigal, një zyrtar i lartë i agjencisë tashmë në pension, për ryshfet dhe marrëdhënie të fshehta me jashtë.

Ndërsa ishte ende në FBI, ai zhvilloi një marrëdhënie miqësore me Kryeministrin e Shqipërisë, duke i dhënë atij informacione për të inkriminuar kundërshtarët e tij të Partisë Demokratike.

Rama pagoi 225 mijë dollarë përmes Agron Nezës për këtë gjë.

McGonigal bëri disa udhëtime në Shqipëri me shpenzimet e qeverisë shqiptare. Pas daljes në pension në vitin 2018, McGonigal punoi për një oligark rus të sanksionuar, Oleg Deripaska, i cili dikur shihej si anëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir V. Putin. McGonigal duhej ta ndihmonte atë të dilte nga sanksionet.

Keqpërdorimi i McGonigal doli në dritë pas zbulimeve nga ish-e dashura e tij, Allison Guerreiro. Kolegët e tij të FBI-së u tronditën dhe kishin frikë jo vetëm për reputacionin e agjencisë së tyre, por edhe për zbulimin e sekreteve te armiku.

Lidhja ruse e agjentit të FBI-së bie në sy sepse ai më parë ka ndihmuar kryeministrin shqiptar me informacione se gjoja kundërshtarët e tij politikë kishin marrë mbështetjen ruse. McGonigal  gjoja paralajmëroi Ramën që të mos u jepte rusëve një licencë për të shpuar naftë në bregdet. Ndërsa në SHBA bëhet fjalë kryesisht për lidhjen ruse, Shqipëria është në trazira pasi Rama refuzon të përgjigjet në parlament për marrëdhënien e tij me agjentin e korruptuar amerikan.

Mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha organizuan protesta jashtë parlamentit. Ata i bënë thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen me akuzat për korrupsion dhe keqmenaxhimin e krizës ekonomike. Ata akuzojnë gjithashtu qeverinë se është përgjegjëse për mungesën e perspektivës ekonomike që ka çuar në emigrimin masiv të të rinjve shqiptarë, që thuhet se kanë qenë rreth 700,000 në dekadën e fundit.