PD: Biznes në Shqipëri, mision i pamundur. Së shpejti programi i detajuar me ekspertët më të mirë vendas e të huaj

277
Sigal

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti lajmëron lidhur me krizën e biznesit në Shqipëri se opozita së shpejti do të bëjë një plan të detajuar.

Sipas Telitit plani do të jetë i bërë nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj.

Më tej ai thotë se tashmë biznesi në Shqipëri është bërë një mision i pamundur pasi në çdo xham biznesi shihet likuidim, mbyllje ose jepet me qira.

Teliti premton se plani i PD do të sjellë taksa të ulta, procedura më të thjeshta për bizneset si dhe konkurrencë të lirë e të ndershme.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

STATUSI NGA DORJAN TELITI

Likuidim total, dyqani mbyllet, jepet me qira. Kudo nga shkon keto jane shenimet ne xhamat e bizneseve te vogla.

Te besh biznes ne Shqiperi ka qene shpeshhere e veshtire, por tashme duket si nje mision i pamundur.

Kontrolle te shpeshta te taksidareve, shpeshhere te veshura me arrogancen e pushtetit, kostot e rritura per procedurat e komplikuara te deklarimeve, kostot shtese per energji, taksat e tarifat vendore te rritura me disa here, kane renduar bilancin e bizneseve te vogla duke e kthyer ate jo me nje biznes fitimprures, por ne rastin me te mire nje vetepunesim per te mbajtur frymen gjalle.

Dhe te mos mjaftonte, efektet shtese negative te pandemise, renia e ndjeshme e konsumit pasi njerezit kane humbur vendet e punes e nuk kane para ne xhep, mbeshtetja qesharake e qeverise me te deshtuar ne rajon e me gjere ndaj bizneseve te vogla ne keto muaj tejet te veshtire, veshi shurdh “surrel-ist” perpara thirrjeve per ndihme, braktisja e ekonomise dhe shtresave me vulnerabel me paketat me te ulta ne rajon, tashme i kane dhene goditjen finale qindra e mijera bizneseve familjare.

Ngado qe shkojme, kedo qe takojme, cilindo qe pyesim, na thote te njejten gje…nuk mundemi me…nuk ja dalim dot.

Te duash vendin tend eshte patriotizem, ndersa ti dalesh per zot eshte detyrim.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar e kane te qarte sfiden qe i pret, e shikon me sy dhe e prek cdo dite realitetin e hidhur te shqiptareve te zhgenjyer dhe te vjedhur nga qeveria e tyre.

Me ndihmen e eksperteve me te mire vendas dhe te huaj, shume shpejt do te prezantojme programin e detajuar ekonomik, social dhe sektorial, per ti dhene nje mundesi suksesi shqiptareve dhe bizneseve, ku me taksa te ulta, konkurence te lire e te ndershme, procedura te thjeshtuara, perdorim te drejte dhe te duhur te parave te taksapaguesve per te financuar sektoret e ekonomise, do mund qe te dalim nga humnera nga e cila na ka zhytur keqqeverisja dhe cdokush sipas aftesive te tij te garantoje suksesin dhe mireqenien e familjes dhe komunitetit ku jeton.

#ditemetemira