Gjermani, greva e stafit në aeroporte prek rreth 300 mijë pasagjerë

119
Sigal

Greva paralajmëruese 24-orëshe e stafit në aeroportet kryesore të Gjermanisë ka shkaktuar anulimin e shumicës së fluturimeve, ku si pasojë u ndikuan rreth 300 mijë pasagjerë. Aeroporti i Frankfurtit, aeroporti më i ngarkuar në Gjermani, nuk ka punuar tërë ditën. Ndërprerje të punës pati edhe në aeroportin e Munihut, Shtutagrtit, Hamburgut, Dortmundit, Hanoverit dhe Bremenit.

Greva filloi për shkak të mos arritjes së marrëveshjes me punëdhënësit për rritje pagash.

Në aeroportet më të mëdha të Gjermanisë u anuluan afër 2.340 fluturime për shkak të grevës së anëtarëve të sindikatës. Anulimi i fluturimeve ka prekur rreth 300 mijë pasagjerë.

Ndërsa pasagjerët në disa aeroporte u detyruan të presin gjatë, sot kompania ajrore gjermane Lufthansa anuloi të gjitha fluturimet në Frankfurt dhe Munih.

BARIG në deklaratën e saj, e cila përfaqëson mbi 100 kompani ajrore vendase dhe të huaja që fluturojnë për Gjermani, tha se greva paralajmëruese ishte e tepruar dhe joproporcionale dhe se kishte një ndikim të madh në lëvizjen e dhjetëra mijëra pasagjerëve dhe qindra tonë ngarkesave në vetëm një ditë.

Autoritetet e aeroportit u kërkuan pasagjerëve që të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre para se të nisen për aeroport.

Sindikata Ver.di zhvillon negociata duke kërkuar rritje pagash me 10,5 për qind apo më së paku 500 euro për stafin e aeroportit për shkak të inflacionit të lartë në Gjermani.