Turqi: Burgoset 17-vjecari që fyu presidentin Erdogan, në Facebook

450
Një gjykatë turke ka urdhëruar sot paraburgimin e një punëtori 17 vjeçar të ndërtimit, nën akuzat se ai e ka fyer përmes rrjetit social Facebook, presidentin Recep Tayyip Erdogan. Ky është rasti i fundit i arrestimit nga shumë të rinj që janë arrestuar për akuza të ngjashme. Aktivistët e kanë shfaqur shqetësimin për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Djali i identifikuar si F.E., sipas mediave turke, u arrestua në shtëpinë e tij në provincën perëndimore Takirdag dhe atë pasi që policia përmes telefonit ishte lajmëruar se personi në fjalë e kishte fyer presidentin përmes rrjetit Facebook.
Agjencia Dogan ka njoftuar se ndaj të riut, paraburgimi është caktuar në gjykatën në Tekirdag por nuk janë dhënë detaje se cfare kishte postuar ai saktësisht.
Kritikët thonë se Erdogan është bërë gjithnjë e më autoritar që nga gushti i 2014-tes kur është bërë president pas më shumë se një dekade në postin e kryeministrit.
Dhjetorin e kaluar një 17 vjeçar qe arrestuar në klasën e tij për akuza të ngjashme. Ai ishte mbajtur për disa ditë dhe më pas i ishte shqiptuar masa e pezullimit nga shkolla për 11 muaj.
Sigal