Frroku jep dorëheqjen me letër nga drejtimi i PKD: Vendosa të jem në gatishmëri të drejtësisë

523
Mark Frroku ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Partisë Kristian Demokrate. Mësohet se dorëheqja e tij nga drejtimi i partisë ka ardhur përmes një letre.
“Uroj të ketë largime të tjera në politikë. Ky akt uroj të jetë një precedent për politikanët tanë. Vendosa të jem në gatishmëri të drejtësisë. Të jap kontributin tim që drejtësia të triumfojë. Partia jonë është dhe do të jetë me integritet të lartë”, citohet në letrën e Frrokut.
Panorama ka siguruar letrën e Frrokut, ku citohet: “Ky akt i sotëm do të uroj të jetë një precedent për politikanët shqiptarë dhe të shërbejë që në të ardhmen do të ketë dorëheqje dhe largime të tjera në rrodhët e politikës”,-shkruan Mark Frroku në fund të letrës.
“…janë ngritur disa akuza dhe për këtë gjë unë vendosa të jem në gadishmëri të organeve të drejtësisë duke dhënë dhe kontributin tim me qëllim zbardhjen e atyre akuzave dhe drejtësia të triumfojë. Për këtë arsye unë vendosa të jap shembullin tim të dorëheqjes nga mandati i deputetit, në respektim të frymës së dekriminalizimit të Parlamentit si dhe për një drejtësi të pa ndikuar nga veshja me mandate deputeti. Jemi mbledhur këtu…për t’ju paraqitur dorëheqjen time nga detyra e kryetarit të Partisë Kristian Demokrate. E mora këtë vendim për të treguar edhe një herë se partia jonë është dhe do të jetë parti me integritet të lartë moral…”, shkruan ndër të tjera Frroku.
Ish-kreu i PKD-së, aktualisht ndodhet në burg. Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur 4 akuza për shtetasin Mark Frroku. Ish-deputeti, akuzohet për një vrasje ne Belgjike ne vitin 1999, fshehje te rreth 2 milion USD pasuri, pastrim parash dhe ndërtim te paligjshëm. Sakaq, Frroku ka vendosur të heqë do të nga mandati i tij. Nëpërmjet një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Frroku kërkon të mos ketë më mandatin e deputetit. Kjo kërkesë është konfirmuar edhe nga vetë avokati i deputetit, Saimir Vishaj, i cili u shpreh se klienti i tij “tërhiqet pa pritur vendimin e kushtetueses”.
Sigal