Parashikimi i Moisiut: Meta, zgjedhja e goditur. Do jetë 10 vjet President

481
Ilir Meta është njeri që në vazhdimësi ka manifestuar frymën e konsensusit me shumë sukses

Ish kreu i shtetit Alfred Moisiu në një prononcim për Ora News vlerëson kandidaturën e Ilir Metës në postin e Presidentit. Ai tha se në situatën e vështirë politike ku mungon dialogu dhe vendi është përfshirë në ngërç Ilir Meta është promovuar si një aktor i rëndësishëm për stabilitetin politik në vend. Moisu beson se Meta nuk do te jetë vetëm një mandat 5 vjeçar në krye të shtetit por parashikon 10 vjet.

Intervista e ish-Presidentit Alfred Moisiu 
Kandidatura është e qartë tani, sepse konsensusi në një mazhorancë është i plotë dhe unë mund të them që në situatën aktuale është një zgjidhje nga më të goditurat. Pse e them këtë?! Sepse Ilir Meta është njeri që në vazhdimësi ka manifestuar frymën e konsensusit me shumë sukses. Pra është një arritje e tij personale, është edhe një përvijim i figurës së tij politike, i tendencës së tij politike që të ketë balancë me forcat politike. Është shumë e rëndësishme tek ne veçanërisht në situatën e sotme politike dhe unë gjykoj që kjo punë ka marrë fund, pavarësisht se procedurat kanë radhën e tyre. Me këtë rast unë dua ta uroj paraprakisht, mbase jam edhe i pari që e uroj Ilir Metën për këtë punë, por kam edhe një gjë tjetër. Them se kjo do të thyejë edhe tabunë e një mandati të Presidentëve shqiptarë. Do ta shpjegoj për çfarë bëhet fjalë. Deri tani të gjithë presidentët kanë bërë nga një mandat, edhe kjo për mendimin tim do të arrihej pas shumë viteve. Po ja që u krijua një rast që me raportin që ka Ilir Meta qoftë me të majtën apo me të djathën, por ka edhe një parti që ka kryesuar që tani me siguri ka për ta lënë se është i detyruar nga kushtetuta, kështu që do ketë një vazhdimësi dy mandatëshe, do jetë i pari që do bëjë 10 vjet President. Është një meritë e tij, por edhe një sukses për politikën tonë që ishte bërë turp dhe asnjë president nuk mund të bënte dy mandate, më shumë për kapriçiot e politikë sesa për par arritjet e secilit që ushtronte detyrën e kryetarit të shtetit. Gjykoj që kjo do të zbusë goxha tensionet aktuale politike, pavarësisht nga deklaratat që janë bërë të djeshmet, se politikanët nxitohen, përdorin dhe fjalë që nuk duhen përdorur, që në vend të krijojnë një ambient mirëkuptimi, ata krijojnë në ambient acarimi. Politikanët i bëjnë këto gjëra më shumë për elektorat, por krijojnë një frymë pesimizmi poshtë në popull. Se i thonë një fjale “gjuha kocka s’ka, por kocka thyet”, kështu thotë filozofia e popullit shqiptar. Pra duhet të ruan, sepse art ii politikës është një art më vete dhe në radhë të parë do mençuri, qetësi dhe dhembshuri për vendin dhe popullin tënd. Më shumë duhet menduar, duhen lënë mënjanë ato mëritë, kapriçiot, egot e politikanëve, sepse në fund të fundit populli i ka zgjedhur për ta udhëhequr këtë vend dhe jo për të krijuar situata të ndera, situata që të krijojnë ndjenjën se çfarë do bëhet.

A parashikoni turbullira?
Më kujtohet në janar pata një rast, më pyet një ambasador i huaj, më tha: Zoti President parashikohet që do ketë turbullira tek ju? I thashë jo! Më pa si me habi, se mesa duket ai kishte edhe të dhëna, por unë u nisa nga kjo që për fat të mirë politikanët shqiptarët kanë një gjë, që pavarësisht se krijojnë këto turbullira, aman kur vjen puna në fund i zgjidhin kollaj, i zgjidhin thjeshtë. Shpresoj që edhe kësaj radhë të ndodhë e njëjta gjë.

Mendimi juaj për çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta 
Problemi që po ngrihet për çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është i drejtë, por ama në këtë situatë nuk ardhur kot ky problem, nuk e ka sjellë populli këtë situatë,e kanë sjellë politikanët. Pra ata nuk kanë të drejtë që pasojat e gabimeve të tyre ti vuajnë njerëzit e thjeshtë. Nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse është në të keqen e tyre në radhë të parë, por edhe të vendit. Shqiptarët nuk janë ata që kanë qenë 20 vjet më parë, kanë ndryshuar. Tani kërkojnë jo vetëm program, por edhe rezultate, janë ngopur me fjale njerëzit dhe bëjnë dallim mes asaj që thuhet dhe asaj që bëhet. Unë uroj që vërtet gjërat më në fund të kenë marrë fund dhe falënderoj të gjithë ata që veçanërisht ndërkombëtarët që bënë çmos që të krijohet një klimë sa më e mirë për kapërcimin e problemeve.

Çfarë mendoni për situatën e krijuar në Maqedoni?
Ne shqiptarët jemi një popull me tradita, por kemi edhe një rol të veçantë në Ballkan, sepse për fatin tonë të keq apo të mirë shqiptarë ka në të gjitha vendet fqinje, jemi një shtet i kufizuar nga bashkëkombësit tanë. Dhe ja çfarë ndodhi në Maqedoni, nuk është mirë sigurisht, megjithatë shqiptarët pavarësisht se na thonë që jemi gjak nxehtë u treguan shumë të duruar dhe bënë mirë që u treguan të tillë dhe të vazhdojnë të tillë derisa të bjerë vrulli i atyre njerëzve që nuk mendojnë me kokë, por me këmbë. Kështu them që gradualisht situata do të …sepse kjo do të jepte ndikime negative në zhvillimin e ekonomisë, në investime, në turizëm dhe e paguajnë njerëzit e thjeshtë. Vërtet thonë kanë ikur kaq njerëz në emigracion, ama duke punuar duke vepruar kështu shtohen këto shifra nuk pakësohen dhe kjo përgjegjësi është e të dyja palëve, por nëse ngulin këmbë me ultimatum me gjëra që ose kështu ose rashë e vdiqa, është vështirë të gjesh një të mesme të artë.

Pritshmëritë tuaja për Kavajën?
Unë them që Kavaja ka për të shkuar mirë. Pse? Unë e njoh popullin e Kavajës, kavajasit janë popull i zgjuar, pavarësisht nga kultura dhe niveli që kanë por gjithë jetës janë treguar të zgjuar dhe të matur dhe një popull që kanë dashur gjithmonë demokracinë dhe lirinë. Prej fillimit të ndërtimit të shtetit shqiptar 1912 dhe sigurisht duke qenë të tillë ata kanë qenë një bastion i PD dhe shumë mirë kanë bërë, mirëpo patën dhe ata atë zhgënjimin e tyre dhe kjo më vjen keq, por duke vepruar kështu ka mundësi ta thellojë këtë zhgënjim. Do të dëshiroja që gjërat të shkojnë mirë. Ne shqiptarët kaq jemi, dhe vetë nuk e dimë sa jemi se nuk kemi statistika të sakta sa kanë ikur dhe sa janë, por nuk jemi ndonjë popull i madh dhe po t’i biem në qafë njëri-tjetrit kështu nuk është mirë.

Nuk duhet të zhgënjejmë aleatët tanë
Nuk është mirë sepse zhgënjejmë edhe aleatët tanë, miqtë tanë. Kemi qenë një vend që nuk kemi pasur miq, tani kemi miq, në radhë të parë kemi SHBA që na kanë ndihmuar, kujto Presidentin Uillson në 1912, 1920. Ndihmë që vazhdoi dhe ishte faktori përcaktues në çlirimin e Kosovës, prandaj edhe duhet të jemi më të kujdesshëm ndaj këshillave dhe kërkesave që na bëjnë. Duhet të kuptojmë dhe kujtojmë se gjithmonë na kanë dashur të mirën. 

/Oranews.tv/
Sigal