Votimi i Presidentit, Meta tregon arsyen pse ambasadorët nuk ishin në Kuvend

395
Ilir Meta tregon arsyen pse munguan ambasadorët në seancën e djeshme të votimit të tij si president i ardhshmë i Shqipërisë.

“Lidhur me komentin për mungesën e ambasadorëve dua t’iu sqaroj se është përgjegjësia ose faji im, pasi mendova se ishte e tepërt prania e tyre dje duke qenë se ishte një seancë normale.

Dhe dihet se ata do të jenë të ftuar si gjithmonë në seancën e betimit në Parlament. Sepse nëse dje nuk do të ishte zgjedhur presidenti çfarë do të bënin ambasadorët atje?! Unë dua t’i falenderoj të gjithë.

Dua të falenderoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për urimin e saj. Falenderoj shumë ambasadorë dhe ambasadore të cilët më kanë dërguar mesazhe dhe urime menjëherë pas zgjedhjeve.

Falenderoj personalitete të vendeve mike, partnere të cilët më kanë uruar me të gjitha mënyrat e tyre. Falenderoj në mënyrë të veçantë të gjithë udhëheqësit shqiptarë në rajon, në Kosovë, Maqedoni, në Malin e Zi dhe kudo. Dhe mos kini asnjë merak për këtë çështje.” tha Meta në një konferencë për gazetarët që u mbajt paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit
Sigal