Paojat e tërmetit/ Shqipëria e papërgatitur për përballimin e tërmeteve 1528 objekte të dëmtuara, 50 banesa të pabanueshme

389
Sigal

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako publikon shifrat: Ja dëmet që ka shkaktuar tërmeti

 1528 objekte të dëmtuara, 50 banesa janë bërë të pabanueshme

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka publikuar shifrat e para të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i pasdites së të shtunës me magnitudë 5.8. Çako zbuloi të dhënat e raportit të fundit operativ, që ka mbërritur në institucionin e Emergjencave Civile, duke thënë se janë 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat 50 banesa janë shkatërruar plotësisht. Haki Çako: Nga raporti i fundit operativ, rezulton që janë raportuar 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete. Të gjitha këto janë duke u monitoruar dhe vlerësuar situatën drejtpërdrejt. Mjetet u dëmtuan nga rënia e suvave dhe materialeve të ndryshme. Nuk duket të ketë dëme në strukturë të godinave në përgjithësi, por edhe të Gjeologji-Minierave, nga të dhënat e deri tanishme. Janë një sërë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit, ku banesat janë shkatërruar. Banorët janë sistemuar, është çuar një numër i konsiderueshëm çadrash për ata që nuk kanë dashur të largohen nga banesat e tyre.

Ish kreu i Emergjencave: Shqipëria e papërgatitur për përballimin e tërmeteve

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi se shoqëria dhe qeveria shqiptare nuk janë të përgatitura që të përballojnë fenomene të tilla si tërmeti, siç ishte ai i ditës së shtunë. Prençi tha se duhet një platformë për të trajnuar nxënësit e shkollave për të përballuar fenomene të tilla natyrore. Po ashtu ai tha se tërmet 5.8 ballë i ditës së shtunë është shoqëruar me mbi 400 ngjarje sizmike në disa zona të vendit. Shemsi Prençi: Shoqëria dhe qeveria është e pamundur që të përballojë tërmetet. Duhen platforma për të trajnuar fëmijët. Qeveria duhet të mendojë dhe të shtojë buxhetin për vendin me qëllim që të ketë përgatitje. Nuk mungojnë shpenzime të tepërta siç janë rrugët 20 mln euro. Shqipëria për pozicionin gjeografik është një rajon në risk të lartë sa i takon lëvizjeve sizmike, apo dhe zjarreve, rrëshqitjeve të tokës, etj. Janë regjistruar mbi 400 ngjarje sizmike nga e shtuna deri sot. Janë tërmete të vogla dhe janë të pandjeshme. E gjithë popullata dilnin nga pallati dhe rrinin poshtë tij, ndërkohë që janë të rrezikuar aty. Shqipëria jonë ka shumë për të bërë, por dhe niveli politik i drejtimit. Duhet të kemi vizion, program.