Pandemia e Covid-19/ Kryemadhi: Rezultatet, meritë e mjekëve dhe qytetarëve

322
Sigal

Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për mashtrim me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.

“Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria. Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar ka gënjyer me shifrat. Qeveria ka gënjyer me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.

Masat nuk parandaluan asgjë. Pse nuk rri në rrugë virusi gjatë orës 5 deri në 5 e gjysmë pasdite. Qeveria bën propagandë dhe nuk kërkon falje duke thënë që ky virus na zuri të papërgatitur dhe nuk arritëm ta menaxhojmë këtë situatë. Qeveria nuk ka treguar sa kanë vdekur në janar dhe shkurt”,-tha Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se meriat për përballimin e situatës është e mjekëve.

“Meritë e mjekve dhe e popullatës.Po të ishte meritë e mjekëve do të thotë që kemi mjekësi të shkëlqyshme. Kryemadhi: Jo, nuk kemi mjekësi të shkëlqyer ti. Ti ke një politikë skandaloze. Do të pyesësh vetëm një mjek që punon në QSUT apo këdo. Më pyet në ç’vend të botës aparatet e intubimit, nxirren dhe bëhen ekspozitë në oborrin e ministrisë. Në ç’vend të botës? Se janë dy gjëra të ndryshme, politika dhe mjekët,ne kemi abuzuar me mjekët sepse u kemi thënë do ju rrisim pagat, do u jepnin 1000 euro dhe asnjë lekë s’ju dhanë. I torturoi, i degjeneroi, i ka kthyer mjekët si lypsa. Pra është meritë e mjekëve dhe e popullit”,- tha Monika Kryemadhi.