Manastirliu: Pas 11 majit do të ketë lehtësira të reja për lëvizjen…

355
Sigal

Mbrëmjen e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se pas datës 11 Maj do të ketë lehtësira të reja sa i përket levizjes, ndërsa pohoi se do të bëhet vlerësim dyjavor të hapjes përgjatë çdo faze.

Manastirliu tha në “Opinion” se më 11 Maj do të jetë vlerësimi i fazës së parë që do të japë një panoramë të situatës ndërsa shtoi se, numri i pacientëve të shtruar nëse shkon në 250 nuk do të ketë hapje të mëtejshme, ndërsa minimalja sipas saj është 90 pacientë.

“Ne sipas komitetit të ekspertëve kemi vendosur që të bëjmë vlerësimin dyjavor të hapjes përgjatë çdo faze. Do të shohim në datë 11 Maj, po jap datën 11 Maj si vlerësimin e fazës së parë që do të na japë një panoramë të situatës. Nëse do të kemi deri në 90 të shtruar në spital do të vijojmë me fazën tjetër dhe nëse do të kemi 250 të shtruar ne nuk do të bëjmë më hapje të mëtejshme, por do të kthehemi mbrapsht. Nëse në terapinë intensive do të kalojmë mbi 30 pacientë të intubuar, ne do të vlerësojmë rikthimin mbrapsht. Çfarë është e rëndësishme, është të mos humbim çfarë kemi fituar gjatë kësaj kohe 7 javore”, tha ministrja, Manastirliu.