Panariti: Tirana kampione e ndotjes urbane mes kryeqyteteve të Evropës, shkak betonizimi i pandalshëm

394
Sigal

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ngre shqetësimin përsa i përket ndotjes së qyteteve. Profesor Panariti, i cili është dhe një njohës i mirë i kësaj fushe me anë të shifrave tregon  realitetin, përsa i përket nivelit të ndotjes të Tiranës, e cila cilësohet të jetë dhe një ndër qytetet më të ndotura të botës.

Ja çfarë shkruan Panariti në facebook:

Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës dhe një ndër qytetet më të ndotura të botës! Në vitin 2019, Tirana u ngjit edhe me 16 shkallë më lart krahasuar me 2018 për nga shkalla e ndotjes mjedisore.  Për vitin 2019, Tirana është kampione e ndotjes urbane mes kryeqyteteve të Evropës, me një index ndotje prej 82.83.  Ajo ndodhet afër zones së medaljeve të ndotjes edhe në shkallë botërore. Por një qytet tjetër shqiptar që fillon po me “T” është tashmë nënkampion bote i ndotjes urbane për vitin 2019 . Ky qytet është Tetova i cili renditet qyteti i dytë më i ndotur në botë pas qytetit Accra të Ganës që mban vendin e parë.. Tirana është më e ndotur se Bangalore e Indisë, Shanghai i Kinës, Aleksandria e Egjiptit… Qytete si Londra dhe Nju Jork, të cilët cilët kanë popullsi rreth 20 herë më shumë se Tirana, janë dy herë më pak të ndotur se ajo. Transporti i dobët urban, ngërci dhe bllokimi i trafikut, mos riciklimi dhe djegia e plehrave dhe betonizimi i pandalshëm cilësohen shkaktare të kësaj katastrofe… Vitin 2019 u mbyll me treguesin 82.83 të ndotjes, po ku jemi tani në fillim janari 2020? Mjerisht ndodhemi në 85.69 duke u ngjitur kështu akoma më lart në shkallarën e ndotjes dhe të uljes së cilësisë së jetës.