Prof. Edmond Panariti: Të falen debitorët e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

429
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministri i Bujqësisë propozon amnisti për fermerët debitorë më
fonde shtetërore

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të
Ujrave, Z.Edmond Panariti, tha dje se do t’i propozojë në ditët në vijim
Ministrisë së Financave, por edhe Kryeministrit Rama, amnisti për fermerët që
janë debitorë ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Deklaratën e
tij, Minstri Panariti e bëri gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e
MBZHRAU, me përfaqësues subjektesh, fermerë, shoqata kultivuese e prodhuese, të
cilët për arsye të ndryshme objektive, nuk kanë mundur të shlyejnë këstet e
fondeve që kanë përfituar nga skemat e financimit nga Agjencia e Zhvillimit
Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Në këtë, merrte pjesë dhe Drejtoresha e
Përgjithshme e AZHBR-së, Znj.Suela Popa. Në fjalën e tyre, fermerët, të cilët
prezantuan problematika dhe argumente të ndryshme për këtë situatë të krijuar,
i kërkuan ministrit Panariti, që AZHBR të pezullojë proceset gjyqësore ndaj
tyre për mosshlyerje të kësteve, si dhe ristrukturim të shumave të pakthyera,
të shpërndara në kohë e më këste të tjera. Ministri i Bujqësisë, Z.Panariti, iu
konfirmoi fermerëve se, që nga java që vjen, nëpërmjet shkresave zyrtare
AZHBR-së, si palë paditëse, do t’ju kërkojnë gjykatave ku ndodhen çështjet, që
t’i pezullojnë ato për një afat 6-mujor. “Jemi këto t’ju dëgjojmë hallet tuaja
e të përpiqemi bashkarisht për një zgjidhje. Ne dhe AZHBR jemi të predispozuar
t’ju ndihmojnë e jo t’ju lëmë në këtë ngërç që është krijuar. Në radhë të parë,
ajo çfarë do të bëjmë, është fakti i pezullimit të proceseve gjyqësore ndaj
jush”, deklaroi Panariti, duke theksuar se, “atë çfarë nuk mund ta japim
financiarisht për ju, për bujqësinë në tërësi, do të bëjmë gjithëçka që ta
lehtësojmë nga barra financiare e krijuar ndër vite”. Por, veç kësaj, Ministri
i Bujqësisë, iu premtoi fermerëve një inciativë të tijën, për t’i dhënë fund
kësaj situate. “Që nga dita e hënë, unë do t’i kërkoj Ministrisë së Financave
dhe Kryeministrit Rama, shpalljen e amnistisë për ju. S’mund të vazhdohet më
kështu dhe ajo çfarë është zgjidhja më e mirë për ju, është amnistia. Kjo është
një histori humbëse, një histori që nuk na çon agjëkundi ne, as ju, veçse e
forcon ngërçin e krijuar dhe për këto arsye, do të bisedoj me Ministren e
Financave dhe Kryeministrin Rama, për t’i dhënë fund kësaj çështje dhe zgjidhja
e vetme është amnistia ndaj detyrimeve tuaja”, deklaroi ministri. Sipas tij,
edhe nëse do të rikonceproheshin detyrimet, situata juaj është po e njëjta e
nuk mund të zgjidhej asgjë, veç shtyrjes së proceseve gjyqësore. Për ministrin
Panariti dhe Drejtoreshën e AZHBR-së, Popa, dalja e fermerëve nga kjo situatë,
heqja e tyre nga listat e e debitorëve, do ta lehtësonte dhe pjesmarrjen në
aplikimi të tjera të projekteve të Ministrisë së Bujqësisë, nëpërmjet fondit
prej 90 milionë eurosh të IPARD. “Nëse ju nuk do të dilni nga kjo situatë, gjë
që është e mundur vetëm nëpërmjet amnistisë, ju nuk do të mund të aplikoni e
përfitoni as nga grandi 90 milionë euro i IPARD, i cili rrezikon të digjet e
moslëvrohet. Zgjidhja e duhur është aministia për ju, me qëllim që të dilni nga
kjo situatë, të ringjallni bizneset tuaja, t’i jepni frymë bujqësisë dhe të
rifilloni aplikimet për grande e subvencione të tjera”, theksoi Ministri. Javën
ne vazhdim, fermerët do të kenë takime intensive me AZHBR-në për pezullimin e
proceseve gjyqësore në ngarkim të tyre, ndërkohë Ministri Panariti do të ndjekë
rrugët e përmendura më lart, atë të kërkesave për aministi ndaj tyre.