Panariti: Mos vaksinimi me vaksinën kundër gripit, përgjegjësi e rëndë për qeverinë

253
Ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka sjellë në vëmendje rëndësinë e madhe  që ka vanksinimi kundër gripit në këtë periudhë.
Ai thekson se “Mos vaksinimi me vaksinën kundër gripit, ndryshe nga sa u premtua, e rëndon edhe më shumë infeksionin me Covid”.
“Kjo është një përgjegjësi e rëndë për qeverinë që e kishin në dorë këtë armë dhe nuk e përdori.Që nuk ju a vuri në dispozicion qytetarëve të saj, duke i lënë ata të zbuluar.
Edhe pse OBSH, theksoi se vaksinimi me vaksinën kundër gripit këtë vit është më i rëndësishëm se kurrë!
Për këtë nuk ka më dyshim.
Lexoni çfarë rekomandon paneli i ekspertëve, për ata që nuk janë infektuar por edhe për ata që janë infektuar me Covid 19.
“Edhe pse ende është në studim e sipër efekti i vaksinës kundër gripit mbi infeksionin covid 19, mbështetur mbi përvojat e shumta në të shkuarën me infeksionet e frymëmarrjes, paneli i shkencëtarëve për pandeminë rekomandon që përveç popullatës së pa prekur edhe personat e prekur me Covid, duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit “
Përfundimet nxirrini vetë!” përfundon ai.
Sigal