Pampuri: Beteja për pagën e luftës vijon me të njëjtin ritëm, por pa asnjë zgjdhje

390
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e ka cilësuar skandaloze menaxhimin e situatës ekonomike të pandemisë nga qeveria Rama, që vazhdon të gënjejë qytetarët.

‘Beteja per pagën e mbijetesës (luftës) vijon me të njëjtin ritëm, por pa asnjë zgjdhje.

Edi Rama si çdo situatë të cilën e kërkon ta shohë me syrin dhe perceptimin e një nihilisti, ashtu ua prezantoi situatën e pandemisë qytetarëve, si luftë, ku nuk ngurroi të nxirrte artilerinë e rëndë, si një paranojak që I friket armikut të padukshëm. Dhe kështu në vijim të të gjithë kësaj, ndërmori iniciativën për të miratuar paketën ekonomike 1,2…shpiku dhe nje term, ‘pagë lufte’, por gjatë rrugës mbeti vetëm lufta se pagën pakkush e pa. Shumë aplikuan, e fare të paktë ishin ata që e përfituan. Sikurse luajti me datat e marrjes së vendimit nga 12 Marsi deri më 10 Prill, data të cilat ishin përcaktuese, për të vendosur nëse mund apo jo të përfshihesh në paketën e parë apo të dytë të pagës së mbijetesës.

Shumë punonjës janë larguar nga puna para datës 12 Mars, dhe një pjesë tjetër pas datës 10 Prill, kur shumë pronarë fasonerish janë detyruar të mbyllin aktivitetin, dhe të dyja këto kategori nuk figurojnë në listën e personave që mund të përfitojnë pagën, dhe nuk janë në listën që punëdhënësit duhet të dorëzojnë që këta punonjës më pas të përftojnë pagën, ç’ka ka nxitur dhe konflikt mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, e njëjta situatë si në rastin e qiramarrësve dhe qiradhënësve, mes të cilëve ndërhyri cmendurisht padrejtësisht kryeministri, duke marrë vendime që vetëm atij nuk I takojnë.

Në vend që të mundësojë lehtësira fiskale për pronarët e fasonerive, për bizneset e vogla, të mesme e të mëdha, si mundësi potenciale e punësimit e vetëpunësimit, vijon të lërë punonjësit në mëshirë të fatit, gjithashtu dhe pronarët e fasonerive si punëdhënës potencial, të cilët paguajnë e ushqejnë mijëra familje.

Nëse do të merreshin masa konkrete për mbarëvajtjen e situatës, do të kishte më shumë teste, gjurmime, dhe rrjedhimisht izolim të vatrave, pa diskutim që nuk do të flisnim për falimentim të bizneseve, por për hapje graduale dhe rijetësim të tyre. Masat e marra deri sot, janë të bazuara në intersa individuale, dhe jo në strategji.’