Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një fëmijë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

295
Sigal

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Vloës, ku një makinë ka përplasur një fëmijë, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se fëmija ka thyer njërin krah, ndërsa ka marrë edhe dëmtime të lehta në trup, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Makina që ka shkaktuar aksidentin është tip “Audi”, ndërsa drejtuesi i mjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë as ndihmën e parë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe kanë nisur hetimin për shkaqet, si dhe është vënë në kërkim drejtuesi i mjetit.