Paloka: Tahiri zbuloi të vërtetën, “shefi i madh” është Rama

530
Sigal

Teksa Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-deputeti i PD, Edi Paloka, thotë se ky i fundit zbuloi një të vërtetë të madhe, se shefi i madh është kryeministri Rama.

Sipas nënkryetarit të PD, kreu i qeverisë është i lidhur me krimin dhe është përgjegjësi kryesor i shkeljeve pasi ai konsiderohet si shefi i madh.

“Tahiri tha një të vërtetë, po jo ndonjë të re…Edhe më idioti në këtë vend e di që “shefi i madh” është Edvini dhe as Tahiri e askush tjetër që është zhgrryer në krim e korrupsion këto vite, nuk e ka bërë pa bekimin e Ramës.”, shkruan Paloka.