Paloka paralajmëron zgjedhje të parakohshme

455
Partia Demokratike beson në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka shprehet se për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme që kanë përfshirë koalicionin e majtë, zgjedhjet parlamentare mund të mos zhvillohen në 2017 por më herët. Në këtë kuadër, Paloka thekson se Partia Demokratike po riorganizohet dhe po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, qofshin ato të 2017 apo edhe më herët. Por një tjetër arsye që deputeti demokrat beson se zgjedhjet mund të jetë të parakohshme ka të bëjë me përcarjen e koalicionit PS-LSI. Paloka gjithsesi ka shmangur komentet sepse Partia Demokratike nuk po zhvillon një analizë të plotë mbi rezultatin e zgjedhjeve vendoretë 21 Qershorit, ashtu sikundër ishte paralajmëruar më herët nga kreu demokrat Lulzim Basha.
Sigal