PAA mbështet zhvillimin e qëndrueshëm rural, Duka: Për 8 vite Rama vuri vetëm gjoba

167
Sigal

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se mbështet zhvillimin e qëndrueshëm rural, pasi për të  në këto 8 vite qeveria për këto zona ka vetëm gjoba dhe tregoi babëzinë.

Nga ana tjetër, kandidati për deputet i koalicion ”Alenaca për Ndryshim”, pjesë e listës së PD-së në qarkun e Durrësit, thotë edhe se ardhmja e gjelbër është alternativa e të ardhmes konkuruese të Shqipërisë.

”Ata kanë ndërruar “qimen elektorale” por jo “zakonin qeverisës prej ujku” me të cilin ju vodhën, ju varfëruan dhe ju cënuan dinjitetin njerëzor. Ata i shërbejnë çdo sekondë vetëm oligarkisë dhe punojnë kundër Shqipërisë, e cila po braktiset dhe varfërohet përditë dhe më shumë! Mirënjohje për mbështetjen tuaj për ndryshimin e madh”,-shkruan më tej Duka në facebook.

Postimi i plotë

“Një vend të pasur nga natyra mund t’a bëjnë të varfër deri në braktisje vetëm hajdutët, arrogantët dhe të babëzitur it”. Sot apeloj çdo votues të majtë apo të djathtë, në zonat urbane, rurale dhe në emigracion ti bashkohen ndryshimit duke mbështetur PAA në misionin e saj pro ekonomisë së Gjelbër.

Votoni koalicionin “Aleanca për Ndryshim”!
Votoni Agron Dukën në Durrës!
Votoni Arben Tafaj në Tiranë!
Votoni Eduard Sharka në Lushnjë!

Këto Zgjedhje duhet të jenë Zgjidhja për sfidat jetike të vendit. Braktisja e vendit nuk ndalet me fasada mitingjesh me rreshta të vizatuara dhe të kontrolluara për fotografi me dronë për të fshehur varfërinë dhe babëzinë, por me dashuri dhe përkushtim për të ulur papunësinë, varfërinë dhe pabarazinë.

PAA mbështet zhvillimin e qëndrueshëm rural, mbështet standartet europiane të ambientit, mbështet sigurinë ushqimore dhe rritjen e kohezionit dhe solidaritetit social.

E ardhmja e gjelbër është alternativa e të ardhmes konkuruese të Shqipërisë. Votoni shpresën! Dënoni me votë hajdutët arrogantë dhe të babëziturit! Mos u besoni “qengjave të përlotur” që kërkojnë vota. Për 8 vite ju shtypën me arrogancën e gjobave dhe babëzinë e tyre.

Mos harroni – ata kanë ndërruar “qimen elektorale” por jo “zakonin qeverisës prej ujku” me të cilin ju vodhën, ju varfëruan dhe ju cënuan dinjitetin njerëzor. Ata i shërbejnë çdo sekondë vetëm oligarkisë dhe punojnë kundër Shqipërisë, e cila po braktiset dhe varfërohet përditë dhe më shumë! Mirënjohje për mbështetjen tuaj për ndryshimin e madh!