‘Unë jam shqiptare’, pas zhurmës që shkaktoi me deklaratën e saj, Anxhela Peristeri këndon shqip në emisionin grek

291
Sigal

Anxhela Peristeri e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën Karma, pak ditë më parë ‘trazoi’ ujërat ku në një intervistë për një televizion grek deklaroi se ajo është me origjinë greke ndaj e ka mbiemrin Peristeri.

Duke qenë se përfaqëson vendin tonë në një kompeticion ndërkombëtar ajo duhet të marrë pjesë në emisione të shumta për të promovuar këngën e saj.

E ftuar në një nga emisionet më të ndjekura në Greqi, “Eutixite”, këngëtarja ka folur mbi origjinës e saj, ku ka theksuar se është shqiptare kur moderatorja i drejtoi asaj pyetjen nëse është greke.

“Jo unë jam shqiptare, unë dhe prindërit e mi kemi lindur ne Shqipëri, me Greqinë më lidh prejardhja e largët dhe fakti që kam punuar”,- ka thënë ajo.

VIDEO: Kliko këtu:Eutixite”