OSBE: Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi një hap tjetër përpara në procesin e Reformës Zgjedhore

285
Sigal

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me bledhjen e Këshillit Politik për vijimin e Reformës Zgjedhore. Sipas Prezencës, mbledhja e Këshillit shënon një hap përpara. Kërkohet gjithashtu dakordësi mes palëve për të përmbyllur procesin brenda 31 majit.

REAGIMI I PLOTE

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e reformës zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it.

ÇFARE NDODHI SOT

Ndërsa opozita jashtë parlamentit kërkon qëndrime konkrete nga mazhoranca për Reformën Zgjedhore, socialistët shprehen se ka një tendecë të opozitarëve për ta fshirë atë që është arritur deri tani. Megjithatë palët duket se kanë përmendur datën 31 Maj si datën finale për miratimin e kësaj reforme, ashtu sic rekomandon edhe OSBE.