Vrasja në Skrapar/ Autori i ngjarjes u përpoq të largohej, ja çfarë dyshohet si shkak i krimit

336
Sigal

Pasditen e sotme shtetasi Ramadan Çela, 73 vjeç, humbi jetën në rrethana tragjike, në fshatin Jaupas të Skraparit.

Çela u qëllua për vdekje nga i afërmi i tij, i identifikuar si Hamza Çela, 38 vjeç.

Raportohet se autori dhe viktima janë të afërm midis tyre.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një sherri për çështje pronësie.

Në momentin e krimit nuk ka pasur dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Kanë qenë fqinjët ata që e kanë parë viktimën të shtrirë.

Ndërkohë që autori i dyshuar i ngjarjes u prangos në përpjekje për t’u larguar nga fshati.