Shkon i plagosur në spital një 32-vjeçar, zbulohet çfarë ka ndodhur

142
Sigal

Një 32-vjeçar është paraqitur në spitalin e Sarandës me plagë dhe ka kërkuar ndihmën e mjekëve. Policia bën me dije se i riu dyshohet të jetë dëmtuar aksidentalisht duke punuar me gurë fresibël, në Ksamil.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:10, në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. H., rreth 32 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht duke punuar me gurë fresibël, në Ksamil.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.