‘Opozita është populli’/ Meta: Zgjidhja për situatën në PD është vota

193
Sigal

‘Zgjidhja për situatën në PD është vota’. 

Kështu shprehet presidenti Ilir Meta duke iu referuar situatës në PD.

Opozita është populli dhe qytetarët, shto kreu i shtetit, ndërsa shtoi se PD si anëtare e PPE-së duhet të kërkojë një mision nga ky forum për të vlerësuar gjendjen ku ndodhet sot partia më e madhe e opozitës.

“Opozita nuk eshte as ne seli dhe as ne Kuvend. Opozita është populli, janë qytetarët. Unë nuk e caktoj dot se kush është dhe kush do të jetë opozita. Unë për PD kam vetëm një këshillë: A jeni ju PD anëtare e PPE? Ju PD e dashur e Shqipërisë, me merita të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit, kërkojini një mision PPE për të vlerësuar gjendjen brenda jush. Zgjidhja për situatën në PD është vota”, u shpreh Meta.