Operacioni ”Shpirti”/ Petrit Vasili: Përgjimet tregojnë se trafikantët kanë lidhje me qeveritarë

148
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur për megaoperacionin “Shpirti”, ku në pranga kanë rënë 28 persona, mes tyre edhe zyrtarë. Vasili thotë se operacioni është udhëhequr nga antimafia italiane, pasi sipas tij operacionet private nuk mund të bëhen nga policia e vendit tonë. Për të kjo e fundit është e inkriminuar.

”Operacioni “Shpirti” që u udhëhoq nga antimafia italiane, dhe në momentet e fundit angazhoi një pjesë të vogël të policisë shqiptare, dhe ku në fjalën e tij prokurori italian , evidentoi si një problem pabesinë e institucioneve shtetërore. Pra ky operacion u udhëhoq nga antimafia italiane nga moment i parë deri në momentin e fundit. Kjo është mjaft e qartë që asnjë operacion i pavarur nuk mund të zhvillohet me këtë polici që ne kemi, pasi inkriminimi i saj në kokën e saj është i qartë dhe i dukshëm. Të arrestuarit ishin njerëz me funksione kyç”.

Po ashtu Vasili thotë se akuzat që janë bërë nga opozita në lidhje me fikjen e radarëve, janë mohuar, nga vetë Kryeministri Edi Rama dhe ministrat. “Ne kemi pasur akuza shumë të forta që opozita ka ngritur në lidhje me çështjen e radarëve, të cilat janë mohuar publikisht, duke filluar nga Edi Rama, te ish-ministrja Kodheli, te Xhaçka, e deri te ministrat e brendshëm e të jashtëm. A doli që radarët fikeshin me qëllim, kundrejt pagesave në euro. Këta gënjejnë radhazi, me qëllim që trafiku i drogës të ketë jo vetëm rrugë, por autosdrada detare”, tha Petrit Vasili.