Olta Xhaçka tender 50 mijë euro për të transportuar “dhuratat” e diplomatëve

135
Sigal

Ministria e Jashtme me administratën më të fryrë në Shqipëri, që anashkalon  qindra të rinjë e të reja që lihen rrugëve pa punë, tenderon miliona lekë për të transportuar sendet personale të diplomatëve. Taksat e qytetarëve mbajnë barrën e rrogave të majme, shtëpive , lëvizjeve me helikopter, kurse tani u shtohet edhe edhe transporti i sendeve. Ja skandali

Shpallja e tenderit për transportin e sendeve të diplomatëve

Ministria e Jashtme me administratën më të fryrë në Shqipëri, që anashkalon qindra të rinj e të reja që lihen rrugëve pa punë tenderon miliona lekë për të transportuar sendet personale të diplomatëve. Me gjithë këto të mira, gjithkush nga shqiptarët ëndërron të bëhet diplomat, të ketë rrogë të majme, shtëpi dhe trajtime të mira, sigurim jete e madje edhe transport të sendeve.

 Ministria e Jashtme ka hapur një tender të çuditshëm, teksa ky institucion do të paguajë plot 50 mijë euro për të transportuar sendet personale të diplomatëve.

Nisur nga objekti, ky tender lë shumë hapësirë për abuzime, pasi ngre dyshime se çfarë sendesh do të transportohen? Janë “dhurata” apo sende të tjera? Dhe, e dyta, ku do të dërgohen?

Dokumentet e procedurës janë “të thata”, teksa nuk jepen detaje të tjera se çfarë janë sendet, procedurat që do kryhen apo edhe të dhëna të tjera! Ky tender vjen në një moment që me taksat e shqiptarëve të varfër po paguhen lukset e diplomatëve shqiptarë në të gjithë botën.

Vitin e kaluar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka akorduar një shumë prej 1.1 milionë eurosh, për sigurimin e diplomatëve dhe personelit në ambasadat dhe konsullatat shqiptarë. Lista ishte shumë e gjatë dhe përbëhej nga plot 335 persona, në 51 seli diplomatike. Këta persona u siguruan në mënyrë që mos t’u mungojë asgjë. Madje, do t’u mundësohen edhe vizita nga më të thjeshtat, por edhe lëvizja me helikopter nga njëri vend në tjetrin. Por, pasi siguruan jetën, tani çfarë benefitesh të tjera do të kenë?

Këta diplomatë kanë trajtime shumë më të mira sesa pjesa më e madhe e punonjësve shtetërorë. Duket se përfitimet e tyre ngjasojnë si ato të shteteve më të fuqishme të botës, ndërkohë që skandali thellohet më tej, pasi në këto seli janë të punësuar njerëzit më të afërt të politikanëve të çfarëdo krahu politik.

Diplomatë janë bërë edhe njerëzit e afërt të biznesmenëve apo edhe njerëzve të medias, të cilët do të kenë edhe një benefit tjetër më shumë: do t’u paguhet transporti ajror dhe tokësor për sendet e tyre!

Sipas BoldNeës, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka urdhëruar hapjen e tenderit me objekt “paketim, ambalazhim, transport ajror, tokësor i sendeve personale të diplomateve”.

Pra bëhet fjalë edhe për paketimin dhe ambalazhimin e sendeve të këtyre diplomatëve. Kaq duar “tharë” të jenë sa edhe sendet t’ua paketojnë dhe ambalazhojnë? Nëse s’dinë të bëjnë këto gjëra, përse vijojnë punën?

Në të njëjtin dokument shkruhet se “fondi limit i kësaj procedure është 5.000.000 lekë”, ndërsa vijon se bëhet fjalë edhe për transport poste në rrugë tokësore dhe ajrore.

Me gjithë këto të mira, gjithkush nga shqiptarët ëndërron të bëhet diplomat, të ketë rrogë të majme, shtëpi dhe trajtime të mira, sigurim jete e madje edhe transport të sendeve. Në çfarë shteti jetojnë këta individë, që edhe vendin e punës s’e kanë marrë me meritokraci?!