Dragua Shehu/ Dy vite nga ndarja e hidhur me Xhevat Llurin,figurën historike veteranëve të LANÇ dhe Shoqatës “Labëria” të organizatës së

165
Sigal

          Xhevat Lluri

                                    “…Trupin s’ta shikojmë, kurse emrin po…!”

NOA

                                                     (Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta)

                                                                               23.3.2021

Shumë  njerëz  që janë ndarë nga jeta, ndonëse janë mbuluar me dhe’ emri dhe vepra e tyre nuk u harrohet kurrë. I lumtur është ai njeri, që pas vdekjes, mbetet në zëmrat e familjarëve, shokëve miqve dhe në të gjithë banorët. I tillë është dhe Xhevat Lluri. Filozofi i madh i Greqisë së lashtë Diogjeni, i moshuar me mjekër të bardhë dhe me veshje të thjeshtë, me fenerin në dorë, në ditën me dritë dhe me diell kërkonte njeriun –NJERI-, të  mirin, punëtorin, të urtin, të thjeshtin, të ndershmin, të qeshurin, që fliste pak e punonte shumë… Këtu futet dhe Xhevat Lluri „Që ZOTI kish zënë vend në zëmrën e tij!…” Kanë kaluar dy vjet që Xhevati i mungon fizikisht familjes Lluri, i mungon Lejlas, i mungon Anilës, Blertës dhe Elbanës, u mungon  nipërve dhe mbesave, u mungon vëllezërve, motrave…I mungon Komitetit të Veteranëve dhe pasardhësve “Nderi i Kombit”, i mungon Gazetës ‚Kushtrim Brezash‘, u mungon  dhe shokëve…Na mungon buzëqeshja dhe mirësija. Na mungon…Fjala e zëmrës së tij…Po kemi  familjen Lluri. Kemi dhe ”DITARIN  E SHPIRTIT”që ç’mallemi me të ! Me të mirin Xhevat! Para se të filloj këtë shkrim, dua të nxjerrë në dukje një mësim jetësor që kam nxjerrë  nga ky libër, “Ditari i Shpirtit”, që unë do ta konsideroj një Perlë familjare. Merita kryesore është e autorit, po dhe e Lejlasë dhe e tre vajzave, që kanë dashur të nxjerrin në dukje shumë vlera të tij. Përdoren shumë mësime jetësore për njeriun. Mua më mbeti në mend,  sidomos ky paragraf: “ Duhet të eci në jetë me qetësinë e sigurinë e të verbërit, duke kontrolluar rrugën, për të hedhur hapat e sigurtë, që të mos  rrëzohem…”. E shumë e shumë të tjera si këto!  Dua të vë në dukje, se klasën e parë dhe klasën e dytë fillore i kam kryer në fshatin Prongji, në vitin 1941-1942, pas luftës italo-greke. Në këtë kohë babai im Reshat Shehu ka qenë Kryetar i  Komunës  në Prongji dhe Sekretar i saj ka qenë Siri Çarçani nga Fushëbardha. Familja jonë banonte në shtëpinë e patriotit  Emin Zogu, në qendër të fshatit, Emini ishte invalid, kishte fëmijë të rritur në shkollë Çarçanin dhe një vajzë, në shkollë, me ta, shkonte  motra më e madhe, unë dhe një vëlla  më i vogël. Shkolla atëhere ishte në lindje të fshatit, Ruzhdiun dhe Petrefin, djemtë e Majko Llurit i mbaj fare pak mend. Familja Lluri dhe Zogu kishin miqësi familjare. Me Çarçan Zogun e kemi ruajtur shoqërinë deri vitet e fundit. Në këto vite sa kish filluar Lufta Nacional Çlirimtare. Babai im u bë pjestar i saj. Disa herë është arrestuar për lidhjen dhe bashkëpunimin me Bedri Spahiun, Tahir Kadaren, Seldi Haxhialin, Shefqet Peçin etj. Shtëpia jonë u bë bazë dhe çerdhe partizanësh si e gjithë Prongjia dhe fshatrat për rreth.

Edhe tani pas 80 vjetësh mbaj mend familjet e lidhura me Luftën si Hamza Makashi, familjen e Emin Zogut, Gani Aloçi, familjen e Majko Llurit, Ligajt, Shkreli e të tjerë. Xhevat Lluri, u lind u rrit dhe u edukua  në shkollë, po dhe në këtë ambient patriotik, ai u qëndroi besnik dhe mbojtës  i këtyre idealeve nga ish mbeturinat neofashiste e ballistët që ende mbrojnë me fanatizëm bëmat e tyre. Prongjotët dhe fshatrat për rreth e njohin mirë historinë e tyre, njihet mirë pushtimin turk, luftën patriotike të krahinës së Gjirokastrës, Kardhiqit dhe gjithë Labërisë, të Çerçis Topullit, Bajo Topullit, Bajram Ligut dhe shumë patriotë të tjerë, njihen edhe luftrat ndaj andartëve grekë dhe barbarizmi i tyre në këtë krahinë. Xhevat LLuri nuk studioi për histori. Historinë e krahinës e mësoi nga  babai dhe fshatarët e tjerë që luftuan me armë në dorë . XhevatI qysh i vogël thoshte se patriotizmi nuk është vetëm dyfeku dhe lufta, por është dhe dija dhe shkollimi, ndaj Xhevati eci në rrugën e dijes pa u lodhur. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe 7-vjeçares në Prongji, ngjiti shkallët e shkollimit me rradhë, mbaroi teknikumin bujqësor në Fier, pastaj mbasi kreu dhe shërbimin ushtarak filloi dhe mbaroi me rezultate të mira arsimin e lartë ushtarak, ku punoi si oficer në disa rrethe të vendit dhe më vonë punoi në aparatin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për më shumë se 20 vjet deri sa doli në pension me gradën  n/Kolonel. Në mbarimin e Teknikumit  Bujqësor në Fier, u njoh me Lejlanë në atë shkollë, që mbaroi dhe vetë, me rezultate shumë të mira u lidhën bashkë dhe mbas dy tre vjetësh u  kurorëzuan në martesë. Të dy krijuan një familje model me tre vajza të  mbrekullueshme. Preokupimi në jetë i këtij çifti ishte vetëm shkollimi dhe edukimi i vajzave, këta ishin një çift  model në krijimin  i një familje sa më  të mirë. Tre vajzat u edukuan dhe u shkolluan me arsimin e lartë. Për Lejlanë dhe Xhevatin këto vajza dhe fëmijët e tyre, ishin” pasuria” më e madhe. Këtë pasuri la mbrapa Xhevat Lluri! Nuk harroj kur Xhevati më thoshte se malli më çon në Prongji e sa herë shkoj atje më del nëna përpara. Po  unë ç’të bëj ? Po plakem e nuk e gjeta dot varrin e Nënës time që më ka bërë kokën! Ishte luftë atëhere, plumba gjithandej. Dhe unë isha fëmijë 3 vjeç. Pjestarët e familjes ishin në mal Partizanë. Çfarë t’i thoshja  Xhevatit?- ulja kokën mërmërisja nëpër dhëmbë dhe as vet nuk merrja vesh çfarë thosha !…Hajde pimë një kafe…

     Kur Xhevati  mbylli sytë në datë 23 Mars …Atë ditë shkrova :

-“ Tani e gjete Nënën i dashur Xhevat!?

E ke në parajsë kur të shkosh vetë…

Po Nëna do të bërtas po me avash,

Pse më erdhe këtu evlat?

Të rrije me nuse dhe fëmijë, aty ky të lashë…

XHEVAT! Ai që kërkon Nënën, një jetë, si Ty…

Do të ngelet i gjallë në histori!..

*   *   *

Mbas daljes në pension, Xhevati filloi veprimtarinë si pasardhës veterani dhe më vonë u zgjodh për më shum  se një dekadë, kryetar i këshillit zonal nr. 3.

Këtë detyrë ja delegoi shokut të tij  Shefki Velaj, ndërkohë që vet u zgjodh në Kryesinë e Komitetit Kombëtar të Veteranëve dhe Pasardhësve “Nderi i Kombit” dhe në redaksinë e gazetës ‘Kushtrim Brezash’, derisa mbylli sytë përgjithmonë! Gjatë kohës që ishte në pension, Xhevati ju fut punës me disa shokë, për të nxjerrë të dhëna dhe për të hartuar historikun e fshatit Prongji, punë që u krye me shumë sukses dhe që u diskutua me gjithë popullin në vjeshtën e vitit 2006. Historikut të fshatit ju bashkua dhe një film dokumentar, për përpjekjet dhe luftrat e krahinës së Kardhiqit dhe fshatrave të tjera të Labërisë, sidomos bënte fjalë për çetën e Çerçiz Topullit, për heroizmin e Bajram Ligut, për Luftën e Vlorës në 1920, për qeverinë demokratike të Fan Nolit, për sundimin e  Mbretit Zog dhe sidomos për LANÇI-n dhe dëshmorët e saj. Ky dokumentar interesant u primovua në kuadrin  e 55 vjetorit të krijimit të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ, në korrik të vitit 2012. Ky dokumentar konkret u hodh në C D, u shpërnda te të gjithë veteranët brënda dhe jashtë vëndit. Prongjia, Kardhiqi dhe gjithë ajo krahinë, e më saktë gjithë Labërija nuk mund të harojnë kontributin e figurav historike që u bënë fli për kombin shqiptar. Bajram Ligu ish pjestar i çetës së Çerçiz Topullit, në muajin mars 1908, në rrugicat e Gjirokastrës, vrau Bimbashin turk. Për të përjetësuar këtë Hero u muar iniciativa nga Xhevat Llurit për të vendosur bustin e këtij trimi në mes të fshatit Prongji. Kjo iniciativë u përshëndet nga mijra banorë të këtyre fshatrave. Kontribut të veçantë ka dhënë Xhevati në njohjen e lavdishme të LANÇIT dhe dëshmorët e kësaj krahine, i mbështetur dhe tek shkrimet e partizanit të orëve të para në Brigadën e 6-të S. Publicisti Sevo Tarifa, në serinë e librave, “Shpirtra të gdhëndur” dhe në shumë tregime të tjera të këtij partizani, Xhevati s’ka lënë ngjarje pa evidentuar, s’ka lënë dëshmorë pa shkruar në gazeta. Me të drejtë thuhet se:“ Xhevati është bërë njësh me historin !” Mjafton të lexosh librin  “DITARI i SHPIRTIT” shkruar në vitet e fundit të jetës së tij, e kupton shpirtin e madh të Xhevat Llurit.

*   *   *

Si ushtarak dhe për më shumë se 20 vjet, në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhevat Lluri është dekoruar nga Presidiumi i Kuvëndit  Popullor me Urdhrin e Shërbimit Ushtarak, me Urdhrin Ylli i Kuq, dhe me Urdhrin Për Shërbime të Shquara Shtetërore dhe Shoqërore. Mbas daljes në pension, siç thamë dhe më lart, u aktivizua në punët shoqërore si pasardhës veteran në këtë organizatë, ku ish dhe drejtues i organizatës në njësinë nr. 3. Komiteti Kombëtar i Veteranëve dhe i Pasardhësve “ Nder i Kombit” E ka nderuar me Titullin më të lartë, të firmosur nga shokët e tij, Kryetari  Rustem Peçi dhe Sekretar i përgjithshëm Odhise Porodini. Edhe Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të njësisë nr 3, me kryetar Shefki Velaj, e ka vlerësuar me po këtë titull. Edhe Shoqata e Labërisë Nderi i Kombit e ka  vlerësuar Xhevatin me titullin më të lartë, “Mirënjohje e Labërisë”.

Kemi folur më lartë, për kontributin e Xhevatit në nxjerrjen në pah të vlerave historike të Prongjisë dh  të krahinës, të historikut të saj dhe sidomos në përkushtimin ndaj legjendës së Labërisë Bajram Ligut dhe Bustit të tij, për këto vepra të njohura tashmë nga të gjithë, ndaj Qarku i Gjirokastrës i ka dhënë Titullin e Lartë: “ NDER i QARKUT TË GJIROKASTRËS”.

Po e mbyll me këto fjalë, jetëshkrimin për të paharruarin  XHEVAT:

   Shumë na dhe , pak të dhamë Ty!

  Ç’dhe për LANÇ e për Prongj ! ?                                                                                            

 “Koha  mban gjurmët në shpinë,

  s’të harron, do të mbaj në gji!..”

                                      Për Prongjinë  tënde të shtrenjtë,

                                      ke ngelur ti me shumë vlerë!

                                      Për të do të jesh i i shënjtë,

                                      dhe atje në gjumë  të thellë!

                                                                 

                                                                     Dragua Shehu