Zhulali: Qeveria shtyu censusin pasi kërkon të fshehë fotografinë e dhimbshme në të cilën po jetojnë shqiptarët

143
Sigal

Ilda Zhulali foli mbi politikat e qeverisë që njerëzit mos të largohen, por të zhvillojnë një të ardhme në Shqipëri. Zhulali është shprehur se censusi është shtyrë pasi qeveri nuk ka interes që të paraqitet gjendja katastrofike që po jetojnë shqiptarët.

“Gjendja në Shqipëri është tragjike, është e vështirë që të flasim për këtë në mëngjes, por duhet ta dimë se ky është mëngjesi i vërtetë i të gjithë shqiptarëve, nuk janë ato fotografitë e bukura që po përpiqet të fshihen.

Ajo që mua më ka shqetësuar gjithmonë është se largimi masiv i qytetarëve po bëhet alarmante, që duhet ta kishte ngritur qeverinë në këmbë prej vitesh, por megjithatë kemi një heshtje totale, qytetarët e shohin përditë, por nuk e përfytyrojnë dhe vizualojnë dot.

Ka disa arsye që është kthyer zhvillimi i censusit. Regjistrimi nuk është vetëm për papunësinë, por do të bëhet dhe një inventar i punës së përgjithshme dhe qeveria nuk do që të dalë fotografia e vërtetë e situatës së tmerrshme ku ndodhet vendi.

Ëndrra e të riut shqiptar është ose të bëhet gangster ose emigrant pasi ky është modeli që i ofrohet të rinjve në vend nisur dhe nga politikat që ka ndjekur qeveria.

Ka një numër të rënies në profesione kyç në vend dhe herët a vonë kjo situatë që po rëndon në qytetet e mëdha do të vijë edhe në Tiranë. Profesionet bazë, që janë të rëndësishme për të mbajtur vendin në këmbë nuk do të funksionojnë më dhe do të shkojë drejt falimentimit.”