Olta mbanë ‘peng’ Holtën/ Zaçaj:Të vësh në pikpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor

30
Sigal

Në një konferencë me gazetarët Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, e konsideroi të paimagjinueshme mosrespektimin e vendimeve të këtij institucioni, që sipas saj kanë vlerën e ligjit. Duke iu referuar zvarritjes që i ka bërë Kuvendi, vendimmarrjes për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, Zaçaj u shpreh: “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme. Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Përsa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më tej”. Kur kanë kaluar 13 muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, zvarritjet e Kuvendi vijojnë.” tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.